
DURRËS- Reshjet e dendura të shiut kanë nxjerrë jashtë funksionit qendrën shëndetësore në Sukth të Durrësit. Uji është futur brenda ambienteve, duke bërë të pamundur dhënien e shërbimit për qytetarët.
Autoritetet njoftojnë se për pastrimin e ujit do të ndërhyhet nga mjetet e Shoqërisë Ujësjellës-Kanalizime. Ndërkohë reshjet e dendura të shiut në Durrës kanë shkaktuar përmbytje dhe vështirësi të qarkullimit të mjeteve, si dhe të këmbësorëve.
Moti i keq ka mbërthyer sërish vendin këtë të mërkurë. Në Tiranë lumi Lana rrezikon që të dalë nga shtrati, ndërkohë që shumë rrugë të kryeqytetit janë përmbytur dhe janë të vështira për t’u kaluar nga kalimtarët. Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme me qarkullimin e mjeteve edhe në Durrës dhe Vlorë, ku disa prej lagjeve të qyteteve bregdetare janë përmbytur. Ndërkohë si pasojë e motit të keq Kukësi, Tropoja e Shkodra kanë mungesë të energjisë elektrike./Zëri.ai