Aktualitet

Braktisi foshnjën në bodrum, Policia shoqëron nënën! Materniteti: Djali në gjendje kritike

E reja jetonte në rrugën "3 Dëshmorët", pak metra larg vendit ku u gjet foshnja e braktisur, në një divan të shkatërruar, mes lagështisë dhe errësirës. 

k.m e.k
Braktisi foshnjën në bodrum, Policia shoqëron nënën!
Foto ilustruese

TIRANË- Policia ka arrestuar mbrëmjen e kësaj të mërkure Eglantina Isufajn, 29-vjeçaren që mëngjesin e sotëm lindi brenda një bodrumi të një pallati në Yzberisht foshnjën, të cilën më pas e braktisi dhe u largua. E reja jetonte në rrugën "3 Dëshmorët", pak metra larg vendit ku u gjet foshnja e braktisur, në një divan të shkatërruar, mes lagështisë dhe errësirës. 

Përmes një njoftimi për mediat Policia bën me dije se 29-vjeçarja është dërguar në spital për kurim dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Pas stabilizimit të gjendjes ajo do të merret në pyetje me qëllimi zbardhjen e ngjarjes së rëndë. 

NJOFTIMI I POLICISË: 

Tiranë/Informacion shtesë Në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme, e cila bën fjalë për gjetjen e një foshnje të porsalindur në bodrumin e një pallati në Yzberisht, ju informojmë se: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e një 30-vjeçareje, si autore e dyshuar e kësaj ngjarje. Pas identifikimit dhe shoqërimit, shërbimet e Policisë e kanë dërguar 30-vjeçaren për ndihmë mjekësore në spital, dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë Zëri.ai ka siguruar foton nga brenda bodrumit, të divanit ku dyshohet se erdhi në jetë foshnja. Sipas informacione foshnja ka ardhur në jetë nga nëna në ambientet e bodrumit. Pas lindjes ajo është larguar duke e lënë të mbështjellë me batanije mes lagështisë, errësirës dhe pisllëkut. 

Braktisi foshnjën në bodrum, Policia shoqëron nënën!
Divani

Pas ngjarjes ka reaguar zyrtarisht dhe Materniteti "Koço Glozheni", i cili bën me dije se foshnja e braktisur e seksit mashkull, ka mbërritur në repartin e reanimacionit pa shenja jete nga polici i shërbimit dhe infermierja që e shoqëronte. Sipas mjekëve i vogli i mbuluar me gjak e baltë, është konstatuar me hipotermi të thellë, dërrmishje të syrit të majtë, të gojës, të gishtave të dorës së djathtë me falanga të ruajtura, ekimoza të zonës skrotale, të cilat u evidentuan pas larjes së bebit. 

Pas kësaj Materniteti sqaron se foshnja u intubua dhe iu bë masazh kardiak. Pas kësaj iu kthyen parametrat jetësorë por mbetet në gjendje të kritike për jetën. 

Reagimi i Maternitetit "Koço Glozheni"

Foshnja me Nr.123, i seksit mashkull, Nr. kartele 238, me peshë 3580 g, u paraqit në Repartin e Terapisë Intensive Neonatale të Maternitetit “Koço Gliozheni”, i shoqëruar me policin e shërbimit dhe infermieren, në gjendje të traumatizuar, të dëmtuar, pa shenja jete.

Referohet i gjetur në garazhin e një pallati në zonën e Yzberishtit në gjendje të rëndë, i zhveshur, kordoni umbelikal i pa klampuar, mbuluar me hemorragji profuze, me shenja jete (sipas infermieres).

Në momentin e ardhjes në reanimacion bebi i mbuluar me gjak e baltë, konstatohet hipotermi e thellë, dërrmishje të syrit të majtë, të gojës, të gishtave të dorës së djathtë me falanga të ruajtura, ekimoza të zonës skrotale, të cilat u evidentuan pas larjes së bebit. Pa shenja jete, pa respiracione, pa tone kardiake, klampohet kordoni umbelikal.

U reanimua intesivisht, intubohet, masazh kardiak, izolohet linja periferike ku aplikohen medikamente për reanimim. Pas reanimimit intensiv prej 40 minutash, shfaqi shenja jete, bradikardi të thellë, reagime të dobëta. U bë mjekimi i plagëve në kushtet e asepsisë. Me fenomene hemorragjike nga pulmonet, dhe vendet e manipulimit. U porosit mase eritrocitare, plazëm e freskët e ngrirë.
Mbetet në gjendje tepër të rëndë i lidhur me aparatin e ventilimit me parametra maksimalë.

Si u gjet foshnja?

Foshnja e porsalindur u gjet nga banori pallatit brenda bodrumit në Yzberisht. Pasi ka dëgjuar të qarat ai ka zbritur poshtë dhe ka gjetur foshnjën, të mbështjellë me disa batanije. Pas kësaj ai ka lajmëruar menjëherë Policinë, e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB