Aktualitet

Biznesmeni Rrok Gjoka paraqitet në SPAK

Thirrja e Gjokës në SPAK lidhet me një hetim që SPAK ka nisur për ish-drejtoreshën e ARRSH-së Sonila Qato

E.K
Biznesmeni Rrok Gjoka paraqitet në SPAK
Biznesmeni Rrok Gjoka

TIRANË- Biznesmeni Rrok Gjoka është paraqitur paraditen e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Ende nuk dihen arsyet e thirrjes së tij në prokurori, ndërkohë që kompania që ai drejton, “Gjoka Konstruksion”, ka fituar konçesionin për “Rrugën e Arbrit”, dhe shumë projekte të tjera publike.

Burime bëjnë me dije për Zëri.ai se thirrja e Gjokës në SPAK lidhet me seancën gjyqësore në ngarkim të ish-drejtoreshës së ARRSH-së Sonila Qato. 

Kjo e fundit akuzohet për “Shpërdorim detyre”, e cila lidhet me periudhën kur ajo ishte në krye të Autoritetit Rrugor. Tetë muaj pas marrjes së postit, në janar 2019, drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar Sonila Qato deklaroi dorëheqjen. Në atë kohë, ajo akuzoi Gjoka Konstruksion për falsifikim të ecurisë së punimeve në Rrugën e Arbrit, ndërsa kompania akuzoi Qaton për manipulim të një tenderi 19 milionë eurosh.

Kompania më e madhe koncesionare për ndërtimin e rrugëve, Gjoka Konstruksion, u gjend nën akuzë se ka dhënë dokumente të rreme për të fituar një tender me fond limit 19.3 milionë euro, ndërsa iu përgjigj kësaj akuze me një kundërakuzë tjetër të rëndë, atë të manipulimit të tenderit nga Sonila Qato.

Dorëheqja e Sonila Qatos në atë kohë erdhi vetëm 48 orë pasi shkëmbeu akuza të rënda me kompaninë Gjoka Konstruksion. Tashmë përballja mes tyre do të bëhet pikiërisht në SPAK./Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB