
TIRANË- Moti i keq, do të vazhdojë deri më 20 nëntor! Sinoptikania Lajda Porja nga MeteoAlb ka parashikuar motin për sot duke bërë me dije se gjatë gjithë ditës do të ketë rrebeshe shiu deri në orët e vona të natës. Nesër, të enjtën, nuk do të ketë shi, por temperaturat do të ulen edhe më shumë. Të premten, një tjetër stuhi do të vijë në Shqipëri, e vetëm të dielën do të ketë një përmirësim të vogël të kushteve atmosferike. Të hënën, rinis shiu.
HARTA LIVE:
“Lajmet nuk janë shumë të mira, parashikohet që deri në 5 të mbasdites zonat veriore dhe qendrore do kenë intensitet reshjesh mesatare e herë pas here të lartë. Do bien mbi 80 mm që është një sasi e lartë duke marrë parasysh kohën afatshkurtër. Pastaj në zonat jugore nga ora 7 e mbrëmjes do ketë probleme qarku i Vlorës apo Gjirokastrës. Parashikohet të kemi një ndërprerje të reshjeve pas orës 10 të natës ku do ketë një dobësim gradual. Pastaj nga ora 24:00 deri në orën 03:00 do kemi rrebeshe shiu dhe stuhi, por që era do jetë e përkohshme. Nesër do ketë një përmirësim të ndjeshëm të motit, ndërsa të Premten do ketë një tjetër stuhi që do godasë brigjet e Shqipërisë. E Premtja dhe e Shtuna do ketë reshje në gjithë Ballkanin. Të paktën deri në datën 20 Nëntor do prodhohen stuhi tropikale në Paqësor të cilat do godasin Italinë Jugore e rrjedhimisht edhe Shqipërinë. Të Dielën do ketë një përmirësim të ndjeshëm ndërsa të Hënën sërish reshje,”-bëri me dije sinoptikania për TvKlan.
Gjithashtu, gjatë prononcimit të saj, sinjalizoi edhe zonat që kanë nevojë për më shumë kujdes, kryesisht në Veri të vendit, ndërsa theksoi se në këto kushte, përmbytjet janë të pashmangshme.
Zonat që duan më shumë kujdes?
-Shkodra e Lezha në veri-perëndim; Kruja, Laçi, Tirana dhe Elbasani (Zonat e Shqipërisë së Mesme)
–A rrezikohet lundrimi në zonat bregdetare?
Parashikohet që problematike të jetë kryesisht dita e sotme, nga ora 11:30 deri në orën 16:00, më pas do ketë qetësi. Sot parametri i erës nuk do jetë shumë problematik, por do ketë rrebeshe.
–A do ulen temperaturat?
-Nesër do jenë temperaturat e ulëta, mëngjesi pa reshje, por i ftohtë. Të premten do ketë rritje të temperaturave, përplasjet e masave ajrore do sjellin reshje në fundjavë. Problematikë e këtyre ditëve do jenë më shumë reshjet se temperaturat. Nesër s’do ketë reshje dhe do ketë mundësi që të tërhiqen ujërat.
Në kryeqytet është krijuar dhe një trafik i dendur, ku në shumë rrugë është paralizuar lëvizja e mjeteve. Ndërsa në rrethe, uji ka përmbytur banesa dhe biznese. Po ashtu, edhe shumë akse nacionale janë bllokuar nga rrëshqija e gurëve. Ndërsa pa energji elektrike ka mbetur Kukësi, Tropoja dhe Shkodra./Zëri.ai