
FUSHË KRUJË- Vrasja e Gentjan Bejtjas pak ditë më parë duket se ke alarmuar autoritetet. Policia dhe Forcat Speciale kanë blinduar mbrëmjen e kësaj të mërkure Fushë-Krujën duke zhvilluar kontrolle të shumta.
Postblloqe policie të mbështetura nga forcat speciale janë vendosur në akset rrugore që përshkojnë qytetin. Si dhe në qarkullim janë edhe disa grupe të lëvizshme të forcave Shqiponja dhe FNSH, të cilat do të patrullojnë të gjitha rrugët dytësore dhe rurale duke kryer kontrolle në mjetet e dyshimta.
Të arrestuarit për vrasjen e Gentjan Bejtjas
Edison Haxhiu, dhe Ilir Beqaraj kanë tashmë mbi shpinë akuzat për krijimin e rrethanave për vrasjen e Gentjan Bejtjas. Policia e Shtetit ka vendosur në pranga dy të rinj të lindur në Milot, duke i mbajtur përgjegjës për atentatin e ndodhur në oborrin e shtëpisë së Bejtjas, ku ky i fundit u qëllua me breshëri automatiku. 30-vjeçari Edison Haxhiu, i cili akuzohet për “sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, pasi mendohet se ishte në drejtim të mjetet me të cilët largoi autorët nga vendngjarja. Deri më tani, Haxhiu ka akuzën me të lehtë.
Përveç tij në pranga ka përfunduar edhe 41-vjeçari, po nga Miloti, me 3 emra. Ilir Beqaraj alias Brahimi, alias Mançellari, akuzohet për dy vepra: “mbajta pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “falsifikimit të dokumenteve”. /ZËRI