Aktualitet

Telefonata e vdekjes! “Po dridhesha kur lexova lajmin”, familjarët të tronditur nga vdekja e 20-vjeçarit

Mënyra se si të afërmit e djalit e kuptuan atë që kishte ndodhur ishte tronditëse.

k.m.
Telefonata e vdekjes! “Po dridhesha kur lexova lajmin”,
Familja Vocaj

ITALI- Nga dera gjysmë e hapur në katin përdhes të shtëpisë vijnë klithmat e nënës së shtrirë një divan në dhomën e ndenjes me disa të afërm pranë saj duke u përpjekur mëkot ta ngushëllojnë. Të afërmit dhe miqtë e tjerë të familjes ecin me koka të ulura para shtëpisë. Në numrin 4 në Via San Marco, atje ku jeton familja Vocaj, dje, më 19 mars, mbretëroi trishtimi për fundin tragjik të Alfredit. Ishte i ri, vetëm 20 vjeç, por ndërroi jetë në një aksident.

Mënyra se si të afërmit e djalit e kuptuan atë që kishte ndodhur ishte tronditëse.

“Po hidhja një sy faqeve të gazetave kur lexova lajmin e parë të aksidentit. Më zurën të dridhurat kur lexova pak detaje: rrugën ku kishte ndodhur përplasja, llojin e motoçikletës, kohën kur ndodhi, moshën e personit që vdiq. Menjëherë mendova se ishte ai, gjithçka përputhej. U përpoqa ta telefonoja disa herë në celular, por ai nuk më përgjigjej. Më pas filloi paniku,"-tregoi një kushëri i Alfredit për "ilgazzettino".

Babai i tij, Gjeka doli nga shtëpia, me fytyrën të zymtë, zërin e ulët dhe të ngjirur.

“Djali im, si çdo ditë, po shkonte në punë. Para një jave ai ishte punësuar si mekanik në një garazh në zonën industriale të Padovës. Më parë, ai kishte punuar në një dyqan fruta-perimesh, gjithashtu në Padova. Kishte pasion të madh mekanikën dhe po ndiqte edhe një kurs specializimi. Ai donte të përmirësohej, ai po bënte ëndrrën e tij realitet”.

Megjithatë, një jetë me shpresa dhe aspirata që po merrte formë u shkatërrua në pak momente në autostradë. Motoçikletën me të cilën po ngiste djali, mjet të cilin e kishte blerë vetëm një muaj më parë me frytet e punës së tij.

"Alfredi ishte një djalë i matur, pikërisht për shkak të ekspertizës së tij në motorë, ai e dinte shumë mirë që kur drejton një automjet nuk duhet të bërë asnjë marifet. Nuk kishte blerë një motoçikletë të fuqishme, i dinte rreziqet. Ai ishte një djalë normal, me një kokë gjithë mend mbi supe, të cilit i pëlqente të luante sport dhe të jetonte paqësisht, si shumë bashkëmoshatarë të tij”.

Gjekë Vocaj është pronar i një kompanie ndërtimi me qendër në Abano, po në via San Marco, të cilën e themeloi 26 vjet më parë; nëna e Alfredit, Doriana, punonte në një hotel në Terme Euganee. Çifti ishin prindër edhe të një vajze të mitur. 

“Na u shpjegua dinamika e aksidentit por ne ende nuk mund ta kuptojmë se si mund të ketë ndodhur një tragjedi e tillë. Megjithatë, të gjithë jemi të sigurt se nuk ishte përgjegjësia e tij. Alfredi ishte shumë i ndërgjegjshëm për të kryer ndonjë pakujdesi,"- ndërhyn sërish kushëriri i Alfredit.

Babai dhe të afërmit dhe miqtë e tjerë tundin kokën.

Më pas, të gjithë kthehen në shtëpi, duke pritur për të shkuar në Padova për të identifikuar trupin. Askush nuk ka më forcë të flasë, ndërsa klithmat e nënës vazhdojnë të vijnë nga dera gjysmë e hapur./ZËRI

Poll

MOS HUMB