Aktualitet

Bastisën 20 shtëpia dhe morën bizhuteri me vlerë 200 mijë euro, pranga hajdutëve shqiptarë në Austri

Siç raportojnë mediat e huaja të cilat i referohen hetimeve për rastin, shqiptarët kanë pranuar para autoriteteve që kanë bastisur gjithsej 20 shtëpi në Austrinë e Ulët, Austrinë e Epërme, Styria, Salzburg dhe Burgenland nga data 20 maj 2021 deri më 3 qershor 2021.

a.l
Bastisën 20 shtëpia dhe morën bizhuteri me vlerë 200
Banda shqiptare

AUSTRI- Policia austriake ka vënë në pranga 3 shqiptarë të moshave, 32, 36 dhe 49 vjeç pasiakuzohen se kanë vjedhur dhe bastitur dhjetëra shtëpi duke marrë byzhuteri që arrijnë vlerën deri në 200 mijë euro.

Siç raportojnë mediat e huaja të cilat i referohen hetimeve për rastin, shqiptarët kanë pranuar para autoriteteve që kanë bastisur gjithsej 20 shtëpi në Austrinë e Ulët, Austrinë e Epërme, Styria, Salzburg dhe Burgenland nga data 20 maj 2021 deri më 3 qershor 2021.

Dy shqiptarët 36 dhe 49 vjeç u ekstraduan në Austri në vitin 2022 pasi ishin arratisur. Edhe shqiptari 32-vjeçar, i cili po ashtu ishte arratisur nga vendi drejt Spanjës, u kap më 5 shkurt të këtij viti dhe u ekstradua në Austri më 19 mars, në aeroportin e Vjenës Schwechat. Ky i fundit është marrë gjithashtu në pyetje dhe ka pranuar plotësisht përfshirjen e tij në vjedhjet e shtëpiave./ZËRI

Poll

MOS HUMB