Aktualitet

Bie në gropën e ashensorit, humb jetën 51-vjeçari shqiptar në Itali (EMRI)

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur gjatë mbrëmjes së të mërkurës.

M.K.
Bie në gropën e ashensorit, humb jetën 51-vjeçari shqiptar
Altin Kokici

ITALI- Një 51-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një kantier ndërtimi në Padova të Italisë pasi dyshohet se ka rënë në hapësirën e ashensorit. Viktima është identifikuar si Altin Kokici.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, Kokici i cili kishte një kompani të specializuar në punime ndërtimore në provincën e Vicencës, ndodhej në objektin ku po kryheshin punime rikonstruksioni.

Alarmi është ngritur nga familjarët pasi 51-vjeçari nuk ishte kthyer në banesë dhe nuk kishte dhënë më asnjë shenjë jete që prej pasdites. Kërkimet për të çuan autoritetet drejt kantierit ku ai dyshohej se kishte qenë.

Vendndodhja e shqiptarit u përcaktua përmes sinjalit të celularit. Policia mbërriti në objekt dhe pasi telefonoi në numrin e tij, arriti të lokalizonte hapësirën e ashensorit ku u gjet trupi i pajetë i 51-vjeçarit.

Në vendngjarje mbërritën edhe ekipet e urgjencës mjekësore dhe zjarrfikësit, por për 51-vjeçarin nuk mund të bëhej më asgjë.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar se si ndodhi rënia fatale në gropën e ashensorit./ZËRI

Poll

MOS HUMB