
TIRANË- ZËRI ka zbardhur dosjen e plotë të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe krimit të Organizuar (SPAK), mbi operacionin që u zhvillua dhe u lëshuan 50 urdhërarreste. Në episodin e dhjetë të përgjimeve, renditet plani i Ervis Martinajt për të ekzekutuar Durim dhe Valter Bamin. Personat që ka punësuar identifikohen si Tori Xheçuka, Florenc Kelmendi, Albert Zaja dhe Marklen Haka.
Por, Martinaj kishte dyshime në përfshirjen e Zajës në këto plane, pasi dyshonte se ai kishte marrë pjesë në vrasjen e krahut të tij të djathtë, Bujar Lika, atentat ku mbeti i vrarë dhe Paulin Gjergji. Këtë gjë, Martinaj ia shpreh dhe Tori Xheçukës, në momentin që ky i fundit i tregon se duhet të ndjekë një person që ka mbetur i plagosur tek vrasja e Bujar Likës (i referohet Eduart Lamajt që aktualisht është në burg). Por, Xheçuka mundohet t’ia shuajë dyshimet Martinajt duke u shprehur se Zajën e ‘ka për gjithçka’, informator për lëvizjet e vëllezërve Bami dhe shumë shok, pasi edhe vetë Albert Zaja, sipas Xheçukës, ka marrë tre plumba prej tyre.
Pjesë nga dosja:
Me date 10.06.2020 Tori Xheçuka i shkruan Ervis Martinajt ku i tregon se duhet të ndjekë personin që ka mbetur i plagosur tek ngjarja e Bujar Likës dhe do takojë një person për të marrë informacione për Durim Bamin, të cilit në bisedë i referohet si "Duri".
Me date 11.06.2020 Tori Xheçuka komunikon me Ervis Martinaj dhe raporton lidhur me personat e mundshem qe mund te kene marre pjese ne vrasjen e Bujar Likes, ku ne nje moment Tori i thote qe te flasim dhe te marrin Stafuken per t'i treguar se kush ka patur makinen Golf diten e ngjarjes.
Me date 13.06.2020, Tori Xheçuka komunikon me Ervis Martinaj, ku nga biseda le te kuptohet qe Ervis Martinaj ka patur dyshime se Albert Zaja ka qene nje nga personat qe ka qelluar ndaj Bujar Likes. Tori Xhecuka i shprehet Ervisit qe, Bert Zaja (Albert Zaja) eshte shoku im dhe eshte ai qe me jep info dhe ai e din qe duan ta vrasin ato (i referohet Durim dhe Valter Bami). Tori i tregon qe Albert Zajen e kemi per gjithcka dhe e kemi me vete sepse Berti ka 3 plumba ne bark nga ata (i referohet Durim dhe Valter Bami) edhe perpara Ire muajsh i kane gjuajtur sepse Berti eshte lidhje e Mariglenit (Marklen Haka). Tori siguron Ervis Martinaj qe Albert Zajen e ka per gjithçka, duke nenkuptuar per te goditur kedo dhe Berti do i gjej nje person qe kerkon Ervis Martinajn. Tori i sugjeron qe te marrin Ervinin me dhune, lidhjen e Durim Bamit, dhe ta pyesin qe t'i tregoj te gjitha. Tori i tregon se Albert Zajes, Durim Bami apo lidhje te tij i kane qelluar me arme dhe e kane plagosur me 3 plumba ne bark, para dy muajsh nga dita ku po flasin dhe se eshte qelluar me arme per shkak te Marklen Hakes, pasi Durim Bami eshte ne konflikt me Marklen Haken dhe se Markleni dhe Alberti jane grup me Torin. Tori le takim me Ervis Martinaj ku te pranishem do marre edhe Albert Zajen.
Por çfarë ndodhi në nëntor të vitit 2020?
Mbi 13 plumba janë hedhur në makinën ku udhëtonte Durim Bami dhe Ervin Kodra. Pas 4 vitesh, prokuroria e Posaçme SPAK, doli nbë përfundimin se organizatorët ishin Ervis Martinaj, Arben Ndoka, dhe dy të paraburgosur Emiljano Shullazi dhe Astrit Avdyli. Shullazi dhe Avdyli, nga ambientet e burgut nr.313 jepnin informacion periodik për lëvizjen e Durim Bamit, në zonën e Fushë-Krujës. Informacioni mbi lëvizjet, vendin e qëndrimit, makinat që përdorte Durim Bami, i merrte nga burgu ish-deputeti i PS Arben Ndoka, më pas ky i fundit ia përcillte Ervis Martinajt dhe më pas biznesmeni i lojërave të fatit ka aktivizuar tre vrasës me pagesë të cilët ishin veshur si policë, që siç dolën në dosje ishin Tori Xheçuka, Florenc Kelmendi dhe Albert Zaja.