Aktualitet

Mbajti peng fëmijët/ Gruaja e Aleks Markut: Droga e bënte nervoz! Nuk më ka dhunuar fizikisht

Gruaja e tij, Bardha Marku ka treguar se bashkëshorti nuk e ka dhunuar fizikisht, por psikologjikisht, ndërsa ka treguar se droga që ai konsumonte e bënte të ndihej nervoz.

E.K
Mbajti peng fëmijët/ Gruaja e Aleks Markut: Droga e bënte nervoz!
Aleks Marku

TIRANË- Detaje të reja janë bërë me dije këtë të hënë në lidhje me gjendjen mendore të Aleks Markut, 40-vjeçarit që mbajti peng fëmijët në zonën e Shkëmbit të Kavajës nën kërcënimin e armës dhe qëlloi në drejtim të RENEA-s me kallashnikov, deri sa u arrestua. Gruaja e tij, Bardha Marku ka treguar se bashkëshorti nuk e ka dhunuar fizikisht, por psikologjikisht, ndërsa ka treguar se droga që ai konsumonte e bënte të ndihej nervoz. Ndërsa ka ndarë detaje dhe në lidhje me ditën e ngjarjes.

Bardha Marku: Fëmijët janë mirë. Janë qetësuar. Ishin të lodrat, luajnë. Tani nuk flasin se s’dua t’i marr në pyetje që mos t’i shqetësoj. Një javë qëndrova në Itali. Shkova se ishte fëmija në Itali. Kisha dokumentet e vaksinave në Itali dhe nuk mi dilnin te libreza. Dhe ndaj nuk i merrte më as shkolla. Më çoi fjalë mësuesja e djalit të vogël që duhet t’i çoja vaksinat. Kam qëndruar në Itali vajtje ardhje me pasaportë. Kemi qenë të martuar prej 11 vitesh. Nuk ka qenë i tillë. Kohët e fundit, rreth një vit, që ka qenë shumë nervoz. Jo droga, dhe mora urdhrin e mbrojtjes. Jo nuk më dhunoi, kërkova urdhër mbrojtje. Me sy nuk e kam parë kurrë që pinte drogë, por me fjalë. Në orën 2 të natës erdha nga Italia. U vonua rreth 1 orë e ca me vonesë. Më pas shkova te mamaja. Se këto dy ditët e fundit nuk mi nxorri në telefon fëmijët. Po të shkoja te ai direkt do të përkeqësohej gjendja. Në orën 7 e 30 më mori në telefon policia dhe më tha; hajde merr fëmijët në komisariat. Nuk e di ca të mendoja në ato momente. Por më thanë se fëmijët janë mirë. Fëmijët kur më panë u kënaqën. Fëmijët thanë se Aleksi ishte i pirë. Nuk më kishte dhunuar fizikisht, por vetëm dhunë psikologjike. Me djemtë nuk ka shkuar keq, jo! Kohët e fundit e bënte nervoze droga. Do të divorcohem. Nuk kam punuar këtu.

Aleks Marku portretizohet nga të afërmit e bashkëshortes si një person me probleme, që ushtronte edhe dhunë në familje, ndaj e shoqja kishte vendosur që të largohej drejt Italisë. Duke qenë se ajo është larguar, ai ka marrë fëmijët me forcë nga Lezha dhe është zhvendosur në Durrës. Probleme kishte edhe në Itali, ku ka qenë i dënuar për vjedhje. Marku është lënë në masën e sigurisë “Arrest me burg”./ZËRI

Poll

MOS HUMB