Aktualitet

Plagosi me thikë një 14-vjeçare, procedohet gruaja në Pogradec

Ngjarja ka ndodhur në shkallët e pallatit dhe ka ndodhur për motive të dobëta.

k.m.
Plagosi me thikë një 14-vjeçare, procedohet gruaja në
Foto ilustruese

POGRADEC- Një grua 63-vjeçare u procedua penalisht nga policia në Pogradec. Kjo, pasi ajo ka plagosur me thikë një vajzë 14-vjeçare dhe e ka kanosur me fjalë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në shkallët e pallatit dhe ka ndodhur për motive të dobëta.

NJOFTIMI I PLOTË:

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin T. M., 41 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: V. M., 63 vjeçe, banuese në Pogradec, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur me fjalë dhe me një mjet prerës, një 14-vjeçare; E. B., 27 vjeç, banues në fshatin Kakaç, Maliq, pasi dyshohet se ka kanosur në rrjete sociale, një 22-vjeçare; N. M., 59 vjeç, banues në fshatin Tushemisht, Pogradec, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë.

Poll

MOS HUMB