Aktualitet

'Autorët japin para me fajde”, Artan Hoxha zbërthen konfliktin e avokatit Sokol Mëngjesi: Kërkoi 1/7 e pronës

Gazetari njoftoi se studio ligjore e avokatit Sokol Mëngjesi ishte në gjyq për gati 6 vjet me shpenzimet e veta, pasi kishte kontratë me palën që përfaqësonte, që nëse do të mund t’u rikthente tokën, do merrte 1/7 e hapësirave në ndërtesën që ishte ngritur mbi pronë.

f.t
'Autorët japin para me fajde”, Artan Hoxha zbërthen
Sokol Mëngjesi dhe Artan Hoxha

TIRANË-Gazetari Artan Hoxha ka treguar për konfliktin që çoi në dhunimin e avokatit Sokol Mëngjesi. Hoxha i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" shpjegoi sulmin ndaj Mëngjesit dhe dyshimet e deritanishme se kjo është një ngjarje që ka lidhje me një konflikt të avokatit me klientët e tij dhe pasi avokati ka fituar çështjen e pronësisë, njëri prej klientëve nuk ka dashur të zbatojë kontratën dhe dyshohet se ka urdhëruar sulmin. 

Ai tha se konflikti ka nisur që para një muaji, kur i dyshuari Dritan Nano e paralajmëroi avokatin që të tërhiqej nga pretendimi që kishte për të marrë përqindje në tokën të cilën kishte arritur t’ua rikthente përmes gjyqit, ose në të kundërt “do e dëmtonte”. Gazetari njoftoi se studio ligjore e avokatit Sokol Mëngjesi ishte në gjyq për gati 6 vjet me shpenzimet e veta, pasi kishte kontratë me palën që përfaqësonte, që nëse do të mund t’u rikthente tokën, do merrte 1/7 e hapësirave në ndërtesën që ishte ngritur mbi pronë.

Pjesë nga deklarata e gazetarit Hoxha:

Janë treguar barbarë, e vetmja gjë që kanë bërë është që kanë pritur të çojë djalin. Ka një frakturë që është shumë e madhe, ka patur një dorezë metalike. Në momentin e parë ka rënë pa ndjenja në tokë, pastaj kanë shkuar agresorët e tjerë dhe e kanë qëlluar me shkelma në kokë. Kjo duket që ka dhe një lloj urrejtje për ta bërë.

Ata janë larguar më këmbë, njëri ka marrë drejtim me automjetin, të tjerë me taksi drejt Astirit. E çuditshme është që autorët nuk kanë përdorur as maska. Avokati vazhdon të jetë në gjendje të rëndë, fola me personelin mjekësor. Më shpjeguan që nuk mund të transportohet as me avion. Është një avokat i formuar, profesionist. Edhe midis kolegëve ka një imazh shumë të mirë. Ka të gjitha çështjet e Kishës Ortodokse, ka çështjen e Begetit, e një biznesmeni izraelit. Në fillim avokati ishte koshient dhe foli. Bëhet fjalë për një truall ku janë ndërtuar kulla te Liqeni, katër kulla, një nga ato e ka biznesmeni Bashkim Ulaj. Kompania ndërtuese ka patur një problem me pronarët e tokës, nuk arrinin dot ta fitonin të drejtën e tokës.

Këta kanë bërë një marrëveshje, kanë rënë dakord me studion e avokatit, që studio do të merrte përsipër të gjitha shpenzimet gjyqësore për 6 apo 7 vjet, me kushtin që nëse rikthehej toka, studio do të merrte 1/7 e sipërfaqes, apo në hyrje se kulla ishte ndërtuar. Gjatë kësaj kohe zhvillohen proceset, e fiton avokati, shkon e regjistron, janë 10 çertifikata. Njëri nga pronarët, Dritan Nano, nuk ka qenë dakord dhe nuk e ka pranuar, ka thënë “e kemi fituar vetë gjyqin”.

Më mbrapa, ia ka bërë të qartë avokatit që nuk ke për të marrë pjesën. Avokati ka marrë kontratën, dhe ka shkuar në gjykatë. Policia ka bindur prokurorin që të kërkojë burg për atë dhe ai është ndaluar. Personi në fjalë një muaj më parë ka kontaktuar kolegë të avokatit dhe e ka paralajmëruar të tërhiqet. Dhe çfarë ka bërë, ka mbledhur një rrjet njerëzish të afërm dhe krushqi. Ai është përballur direkt me avokatin dhe e ka vënë në dijeni që jo vetëm nuk do e paguajë, por do e dëmtojë nëse nuk tërhiqet. Ata japin para me fajde, nuk është se janë të panjohur për policinë, nuk i ka gjetur kot ai. Njëri nga ata ka deklaruar dhe ka thënë se porosinë e kemi marrë vetë.

Policia identifikoi si autorë të sulmit shtetasit: Romario Tabaku, Elton Kasaj, Drivald Alia dhe Dorian Alia, ndërkohë që porositësi i sulmit është shtetasi Dritan Nano, me të cilin avokati kishte një konflikt të hapur, lidhur me një pagesë që nuk i ishte dhënë nga ana e klientit të tij. Njëri prej autorëve të dhunimit, shtetasi Dorian Alia u vetedorëzua dje në policinë e Tiranës, ndërkohë që vijon puna për kapjen e personave të tjerë, ndërsa blutë kanë dhënë një shpërblim prej 20 mijë eurosh për çdo person që jep informacion në lidhje me vendndodhjen e tyre. Edhe organizatori i sulmit, shtetasi Dritan Nano është ndaluar dje nga policia, dhe pritet ti komunikohet masa e arrestit. /ZËRI 

Poll

MOS HUMB