Aktualitet

'Tapë' në timon, arrestohet dhe pezullohet nga detyra polici në Durrës

Agjencia e Mbikqyerjes Policore bën me dije se F.H, 51 vjeç u arrestua në flagrancë.

f.t
'Tapë' në timon, arrestohet dhe pezullohet nga detyra polici
FOTO ILUSTRUESE

DURRËS- Një efektiv i Policisë së Kavajës është arrestuar këtë të premte pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Agjencia e Mbikqyerjes Policore bën me dije se F.H, 51 vjeç u arrestua në flagrancë. Materialet në ngarkim të tij i kanë kaluar Prokurorisë së Durrësit. Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i policisë, Muhamet Rrumbullaku urdhëroi pezullimin nga detyra të efektivit 51 vjeçar pasi AMP e arrestoi atë për drejtim të automjetit në gjendje të dehur.

NJOFTIMI I POLICISË:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor i Parë F. H., 51 vjeç, me detyrë SPZ i Stacionit të Policisë Rrogozhinë, pranë Komisariatit të Policisë Kavajë, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt". Arrestimi në flagrancë i punonjësit të policisë F. H. u krye pasi ai u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në DPPSH të pezullojë menjëherë nga detyra, punonjësin e policisë, Inspektor i Parë F.H, 51 vjeç, me detyrë SPZ, në Komisariatin e Policisë Kavajë. Mbështetur në ligj, pezullimi pa pagesë, deri në ndryshim të statusit me vendim të gjykatës, u bë pasi Agjencia e Mbikqyrjes Policore e ka arrestuar punonjësin e policisë për drejtim të automjetit në gjendje të dehur. Gjithashtu Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetimin disiplinor për shkelje të rëndë për punonjësin e policisë.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB