Aktualitet

Abuzimi tek “Fëmijët e tij”, psikologia Manolita Hida: Traumë që nuk kalon kurrë! Prindërit të jetë vigjilentë

Manolita Hida ndalet edhe tek disa këshilla për prindërit, si e dallojmë një pedofil në shoqëri dhe si mund t’i parandalojmë ngjarje të tilla?

F.m
Abuzimi tek “Fëmijët e tij”, psikologia Manolita Hida:
Manolita Hida

TIRANË- Por si ndikoi kjo histori në jetën e fëmijëve, a mund të kenë ata një jetë të zakonshme?  Psikologe Manolita Hida e shpjegon mjaft qartë mënyrën se si pedofilët që vuajnë nga ky çregullim, vuajnë edhe nga ndjesia e fajit që manifestohet përmes shenjave të atakut të panikut. Madje shmangin kontaktet me fëmijët.

Ndërsa të tjerët, janë njerëz që kuptojnë tërheqjen seksuale ndaj fëmijëve dhe veprojnë duke shfrytëzuar çdo mundësi aksesi, si dhe duke ushtruar pushtet mbi të miturit që i targetojnë.

Manolita Hida ndalet edhe tek disa këshilla për prindërit, si e dallojmë një pedofil në shoqëri dhe si mund t’i parandalojmë ngjarje të tilla?

Por për ata që u strehuan në Fondacionin “Fëmijët e tij” është shumë vonë. Plagët në trup mund të jenë shëruar, por traumat lënë gjurmë afatgjata. Këta të rinj nuk kanë pasur fëmijëri, por arritën të flisnin para drejtësisë dhe të rrëfenin gjithçka ndodhte kur në strehëzën e tyre fikeshin dritat. Por, shumë të tjerë e kanë mbajtur dhimbjen e tyre në heshtje dhe e gjitha për shkak të stigmës së vazhdueshme shoqërore lidhur me krimet seksuale dhe frikës së izolimit nga komuniteti.

Rasti i David Brown nuk është i vetmi. Shqipëria ka njohur raste pedofilie që kanë shkuar deri në vrasje, kronikat mbushen me arrestime burrash, gjuetarë të pafajshmish, ngjarje që tregojnë se ka ardhur koha që institucionet shqiptare të jenë më të ashpra si dhe më të gatshme për të ndërmarrë nisma që vetërregullojnë problemet e fëmijëve në nevojë. Dhe prindërve nuk duhet tu mungojë vigjilenca për të njohur dhe pranuar rreziqet e pedofilisë që janë në rrugë, shkolla, rrjete sociale e fatkeqësisht dhe në familje.

 

Poll

MOS HUMB