Aktualitet

Mbrojtja e Brown: Vuan nga ‘Fimoza’, është masturbuar, por s’ka kryer kurrë marrëdhënie seksuale

I pandehuri ka treguar që në adoleshencë është masturbuar por, nuk ka patur marrëdhënie seksuale me ndonjë femër gjatë jetës së tij.

F.m
Mbrojtja e Brown: Vuan nga ‘Fimoza’, është masturbuar, por
John David Brown

TIRANË- Nga ana tjetër, Brown i cili sot kërkon pafajësi ka patur dhe ka një tjetër pretendim. Mbrojtja ka paraqitur një akt në të cilin pretendon se Broën vuante nga ‘Fimoza’, një sëmundje e lindur që shkakton dhimbje gjatë aktit seksual, por kjo gjendje, bazuar dhe në ekspertizën e mjekëve nuk e ndalon një person që të kryejë marrëdhënie seksuale apo homoseksuale.

Sipas aktit të ekspertimit psikiatro-ligjor rezulton se David nuk vuan nga ndonjë sëmundje psikiatrike. Nuk ka keqformime të lindura apo, të fituara gjatë jetës në organet gjenitale të tij.

I pandehuri ka treguar që në adoleshencë është masturbuar por, nuk ka patur marrëdhënie seksuale me ndonjë femër gjatë jetës së tij.

BroWn dhe pala mbrojtëse pretendojnë se përkujdesja e tij me fëmijët dhe fakti që flinte i zhveshur me ta, nuk përbënte një problem pasi kjo ishte “përkujdesja e një babai’.

Por gjykata sqaron se abuzimi me një fëmijë është më i thellë se kaq… sipas të drejtës penale shqiptare por edhe asaj angleze, abuzimi me një fëmijë përfshin të çdo lloj prekjeje, kapjeje, shtypjeje mbi zonat intime të viktimës, të afta dhe të ndjeshme për të shkaktuar ndjesi seksuale qoftë edhe në mënyrë jo të plotë dhe/ose për një periudhë kohore të shkurtër, duke qenë i parëndësishëm fakti nëse viktima e ka arritur këtë kënaqësi erotike. Gjykata po ashtu deklaron se nuk ka aspak rëndësi nëse i mituri jep ose jo pëlqimin e tij për këto marrëdhënie.

 

Poll

MOS HUMB