
TIRANË- Fëmijët mbanin mend mënyrën se si Brown dhe dy miqtë e tij i zhvishnin dhe preknin, që pavarësisht se u përgënjeshtruan po prej tyre më vonë, janë të dhëna mjaft specifike.
Davidi flinte në katin e dytë, në një dhomë me katër krevate, por me 5 fëmijë. Ai mbante një vazo me lule në dhomë që çdo mëngjes ishte plot me urinë, pasi përtonte të zbriste në katin e parë ku ndodhet tualeti. Pas tij, të gjithë fëmijët filluan të urinojnë në filxhanë dhe kavanozë.
Janë disa raste të cilat një pas një tregojnë se këta fëmijë u abuzuan në këtë fondacion. Aktet ligjore mbështesnin pikërisht këto dëshmi, tregojnë shenja të dëmtimeve të pjesëve intime të fëmijëve. Gjithashtu mjekët ligjorë kanë përcaktuar se, dëmtimet trupore janë shkaktuar jo më shumë se, një javë nga momenti i vizitës së bërë prej tyre. Fotot e gjetura në laptopë dhe bisedat mes fëmijëve, janë njëprovë e fortë që i janë bashkangjitur kësaj dosjeje.
Në një rast, një mik i shtëpisë e ftoi Davidin për të kaluar një javë me pushime dhe ai mori me vete dy fëmijë nga fondacioni, me të cilët fjetën në të njëjtin hotel.
Në një tjetër rast, dëshmitarët tregojnë se David flinte herë pas here në krevatin e tij dopio me G., si dhe me një djalë që thirrej D.. D., bënte urinën natën, lagte krevatin dhe shkonte tek dhoma e Davidit për të fjetur. Një djalë tjetër me emrin E., flinte gjithashtu në dhomën e Davidit.
Nga një akt ekspertimi u zbulua dhe prezenca e një figure nudo të një fëmije. Në memorien sekrete të internetit u zbulua një numër i madh referencash pornografike me të rriturit.
Në programin e sponsorizimeve për “Fëmijët e tij”, rifreskuar në qershor të vitit 2004, u zbuluan 34 fotografi të turpshme me fëmijët.
Një provë tjetër që tregon se i pandehuri J.D.B. ka fjetur në dhomën e tij në krevat me fëmijët dhe që i ka abuzuar disa nga ata homoseksualisht provohet dhe nga rezultatet e përgjimit të përfituara nga transkriptimi i bisedave telefonike të zhvilluara midis fëmijëve.
Fill pas arrestimit të Broën, të vegjëlit bisedonin me njëri-tjetrin, pa e ditur se ishin në përgjim.
“Tashi sa erdhi E. edhe është mirë se ishim shumë të mërzitur. Pse kishte pyetje polici? Sepse E., ka fjetur në dhomë njësoj me D.. Aha, ok.”
Kartelat klinike që u paraqitën në gjykatë gjatë procesit treguan se trupat e fëmijëve ishin abuzuar dhe gjurmët provonin se mbi ta ishte ushtruar dhunë seksuale.