Aktualitet

Brown u dënua me 20 vite burg, bashkëpunëtorët u arratisën, Dino kishte abuzuar me mbi 10 fëmijë

Nga ana tjetër, vetë Brown, disa kohë para se të fitonte lirinë, tregoi në një intervistë televizive, sesi Dino Kristodulu abuzoi me mbi 10 fëmijë të kësaj qendre.

F.m
Brown u dënua me 20 vite burg, bashkëpunëtorët u
John David Brown dhe Dino Kristodulu

TIRANË- Pas përfundimit të procesit, Brown u dënua me 20 vite burg, nga të cilat ai vuajti 15 vite. Dy të pandehurit e tjerë, të cilët gjithashtu akuzoheshin se abuzuan me fëmijët, Dino Kristodulu 52 vjeç i dënuar për pedofili dhe Robin Arnold 63 vjeç, u hetuan veçmas nga Prokuroria e Tiranës, por pa rezultat. Asnjëri prej tyre nuk arriti të dënohej nga drejtësia shqiptare duke ia mbathur për në Angli.

Nga ana tjetër, vetë Brown, disa kohë para se të fitonte lirinë, tregoi në një intervistë televizive, sesi Dino Kristodulu abuzoi me mbi 10 fëmijë të kësaj qendre.

RRËFIMI: Dino ka qenë burri i cili ka abuzuar seksualisht mbi ta.  Disa shokë ma prezantuan mua duke më thënë që është shumë punëtor dhe e mora për të punuar tek shtëpia ime. Pas një farë kohe mora vesh që ai abuzonte seksualisht mbi fëmijët, kështu që e nxora nga shtëpia. Njëri nga fëmijët më tha që Dino ka abuzuar me ta dhe jo vetëm, më thanë që ka abuzuar me shumë fëmijë, dhe kur i pyetëm fëmijët rezultoi e vërtet. Dino kishte abuzuar mbi 10 fëmijë.

Po ndërhyva, sapo e morra vesh. Por kur e morra vesh unë, Dino ishte kthyer në Britani. Sapo e morra vesh i dërgova të gjithë fëmijët për analiza për të vërtetuar se me kë ishte abuzuar. Abuzimet janë bërë nga Dino, por mendoj se fajin më të madh e kanë ata që më futën mua në burg padrejtësisht dhe kanë gjetur gjithmonë justifikime për të mos u zbuluar kurrë e vërteta.

 

Poll

MOS HUMB