Aktualitet

Arrestohen 3 punonjës policie dhe një dogianier, lejuan të dilte kamioni me mbi 400 kg kanabis

Të katërt ishin vënë nën hetim që në vitin 2023, kur autoritetet e Malit të Zi zbuluan kamionin me drogë që i ishte ushtruar kontrollit nga pala shqiptare. Ata akuzohen për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”.

F.m
Arrestohen 3 punonjës policie dhe një dogianier, lejuan të dilte
AMP

TIRANË- Tre efektivë policie dhe një doganie janë vënë në pranga pasi kanë lejuar që të kalojë një kamion me 442.084 kilogramë lëndë narkotike “Canabis Sativa”, drejt Malit të Zi. Agjencia e Mbikqyrjes Policore bën me dije se në pranga janë vënë efektivët Lekë Çekrezi, Fatjon Hamzi dhe Tonin Melaj dhe doganieri Selami Ethemi.

Të katërt ishin vënë nën hetim që në vitin 2023, kur autoritetet e Malit të Zi zbuluan kamionin me drogë që i ishte ushtruar kontrollit nga pala shqiptare. Ata akuzohen për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”.

Njoftimi:

AMP ekzekuton 4 urdhëra ndalimi për tre punonjës policie dhe një doganier
Në vijim të hetimeve disa mujore mbi procedimin penal të vitit 2023, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Shkodër - Lezhë) në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Doganor dhe Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, ka ekzekutuar urdhërat e ndalimit për tre punonjës policie dhe një doganier, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”.
L. Ç., punonjës policie në Pikën Kufitare “Hani i Hotit”.
F. H., punonjës policie në Pikën Kufitare  “Hani i Hotit”.
T. M., punonjës policie në Pikën Kufitare  “Hani i Hotit”.
S. E., me detyrë Doganier në Pikën Kufitare  “Hani i Hotit”.
Urdhërat e ndalimit vijnë pas hetimeve të thelluara me metoda speciale në lidhje me ngjarjen e datës 17/09/2023, ku një kamion me targa shqiptare, pasi ka kryer procedurat e daljes nga Republika e Shqipërisë nëpërmjet Pikës Kufitare “Hani i Hotit”, në kundërshtim me ligjin dhe procedurat standarde, është ndaluar nga policia e Pikës së Kalimit Kufitar “Bozaj”, Mali i Zi, pasi në kamion është gjetur një sasi prej 442.084 kg lëndë narkotike e dyshuar “Canabis Sativa”.
AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën [email protected].
Për ankesa me Whatsapp 0694151511

Poll

MOS HUMB