
TIRANË- Ermir Dedja, 29-vjeçari që u vra në Durrës ishte një person me precedentë penalë. Me origjinë nga Shijaku, por që kishte vendosur të jetonte i vetëm në Durrës, Dedja kishte rënë të paktën katër herë në duart e autoriteteve.
Në vitin 2015, ai është arrestuar pasi i shiti lëndë narkotike një grupi që synonte ta trafikonte në Kosovë, përmes Morinës. Por, u lirua për tu vënë në pranga dy vite më vonë, për përkrahje ndaj Ismail Nuredinit, autor i një plagosjeje në Shijak. Në vitin 2021 u përball sërish me autoritetet për largim nga vendi i aksidentit, ndërsa në vitin 2023 u dënua me 7 muaj burg për kundërshtim të punonjësit të policisë.
Autorët e vranë në momentin që Dedja zbriti nga automjeti në lagjen ku banonte. Autoritetet kanë gjetur makinën e autorëve, të djegur në Gërdec.
Targat e makinës së autorëve te dyshuar, sipas hetuesve, rezultojnë se janë vjedhur në Tiranë disa kohë më parë.
Ndërkohë që automjetii ende nuk i është verifikuar shasia për shkak te djegies.