Aktualitet

Apeli në Francë rrëzon kërkesën për lirimin e Ermal Beqirit/ Biznesmeni mbetet në paraburgim, pritet ekstradimi

Sipas mediave franceze, prokurorët kanë kundërshtuar lirimin e biznesmenit, me argumentin se ai mund të arratiset pasi ka një licencë piloti dhe gjithashtu mundësi financiare.

l.k
Apeli në Francë rrëzon kërkesën për lirimin e
Ermal Beqiraj

FRANCË- Gjykata e Apelit në Amiens të Francës ka rrëzuar kërkesën për lirimin e biznesmenit Ermal Beqirit, i cili do të vijojë të qëndrojë në dhomat e baraburgimit në burgun e Beayuvais. Sipas mediave franceze, prokurorët kanë kundërshtuar lirimin e biznesmenit, me argumentin se ai mund të arratiset pasi ka një licencë piloti dhe gjithashtu mundësi financiare.
“Prokuroria kundërshton lirimin e biznesmenit, me argumentin se mundësitë e tij financiare dhe licenca e pilotit do t'i mundësonin atij t'u shmangej shpejt autoriteteve.”- shkruan Paris Nomande.

Ermal Beqiri u ndalua më 25 korrik në Méaulte pasi fluturoi me avionin e tij privat mbi centralin bërthamor të Penly-t, i cili ishte shpallur në këkrim ndërkombëtar.

Ministria e Drejtësisë në Shqipëri ka kërkuar që ai të ekstardohet, pasi SPAK po heton biznesmenin në kuadër të hetimeve për skandalin e tenderave të AKSHI-t. Me këtë vendim të Gjykatës së Apelit në Francë, Beqiri do të presë në dhomat e paraburgimit përfundimin e procedurave ligjore që pritet të çojnë në ekstradimin e tij Shqipërisë.

Si pritet të kryhet ekstradimi?

Nëse autoritetet franceze konfirmojnë zyrtarisht se ndaj Ermal Beqirit ekziston një urdhër arresti ndërkombëtar i lëshuar nga autoritetet shqiptare dhe ai rezulton i vlefshëm, do të mund të vijojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

Megjithatë, para se të shqyrtohet kërkesa e autoriteteve shqiptare, drejtësia franceze duhet të përfundojë procedurat që lidhen me veprat penale për të cilat Beqiri dyshohet se ka kryer në territorin francez.

Pas përfundimit të këtyre procedurave, gjykata kompetente në Francë do të shqyrtojë kërkesën e ekstradimit të paraqitur nga Shqipëria dhe do të vendosë nëse Beqiri do t'u dorëzohet autoriteteve shqiptare për t'u përballur me akuzat e ngritura nga SPAK.

Hetimet e SPAK

Beqiri është nën masën e sigurisë "arrest në burg", të caktuar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ai akuzohet për një sërë veprash penale, mes tyre "Heqja e paligjshme e lirisë", "Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës", "Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera publikë", "Grupi i strukturuar kriminal", "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale" dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale".

Ermal Beqiri zotëron kompaninë “Soft & Solution” dhe akuzohet se ka përfituar tenderë dhjetëra miliona euro. Hetimet e SPAK, të nisura për çështjen e AKSHI-t, zbuluan edhe një jaht luksoz në pronësi të biznesmenit, në vlerën e rreth 1 milion eurove. Gjithashtu, atij i janë sekuestruar 10 pasuri dhe disa llogari bankare të tij e subjekteve. Mes tyre, truall e ndërtesa në Vlorë, Tiranë, e Golem, biznese dhe automjete./ZËRI

Poll

MOS HUMB