Aktualitet

Lëvizte me kallashnikov në krah, dalin pamjet e reja nga operacioni i RENEA-s për arrestimin e Ylli Zallës

Nga pamjet e siguruara, shihet se Zalla mban në krah një kallashnikov ndërsa lëviz në zonë.

l.k
Lëvizte me kallashnikov në krah, dalin pamjet e reja nga operacioni i
Në foto momente nga aksioni dhe Ylli Zalla

FUSHË- KRUJË- Pamje të reja janë bërë publike nga momenti i operacionit për arrestimin e të shumëkërkuarit Ylli Zalla, i cili u arrestua nga forcat RENEA në me 17 gusht në Krujë.

Nga pamjet e siguruara, shihet se Zalla mban në krah një kallashnikov ndërsa lëviz në zonë. Në video duket edhe momenti kur forcat RENA i afrohen shtëpisë dhe më pas arrijnë të vendosin në pranga Ylli Zallën.

Policia i sekuestroi amrën e zjarrit bashkë me tre karikatorë. Hetuesit e Policisë së Tiranës kanë monitoruar lëvizjet e të shumëkërkuarit përmes një droni të teknologjisë së lartë, të identifikuar si “Bayraktar”.

Zalla u shpall në kërkim për atentatin e Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani. Tre ditë pas atentatit të bujshëm të 11 nëntorit, 49-vjeçarit iu gjetën dy arsenale armësh një në Zall dhe një në Nikël. Ndërkohë dyshohet se mjeti tip 'Toyota Yaris' i autorëve të atentatit në Rinas doli nga banesa e Ylli Zallës. Gjithashtu ai rezulton person me precedentë penalë për trafik armësh dhe vendosje eksplozivi, si dhe njihet edhe për rekrutime të shqiptarëve në ISIS. 49-vjeçari më herët u ka shpëtuar operacioneve policor lidhur me kapjen e tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB