Politikë

Apeli i liroi dhëndrin, Berisha: Ishte i burgosur politik, gjykata e kontrolluar nga Rama

Sa i takon masës që ai të paraqitet në Policinë Gjyqësore, Berisha tha se nuk do të respektojë asnjë vendim që është në shkelje të Kushtetutës

E.K
Apeli i liroi dhëndrin, Berisha: Ishte i burgosur politik, gjykata e
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha, ka komentuar në një konferencë me gazetarët pasditen e kësaj të marte, vendimin e marrë nga Apeli për të dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, në hetimet për dosjen “Partizani”. Edhe pse Gjykata pranoi një masë sigurie më të butë për Malltezin, Berisha tha se ai i qëndron mendimin se sistemi i drejtësisë është i kontrolluar nga Edi Rama.

“Nuk ka asnjë risi në vendimet që dëshmojnë kontrolline plotë dhe total të sistemit të drejtësisë. Shndërrimin e saj në degë ekzekutivi, nga narko-diktatura. Korrupsioni bëhet edhe duke zbatuar ligjin. Nuk kam asnjë lidhje me vendime që shkelin Kushtetutën. Po, e kam thënë, të dërgojnë kërkesën në parlament, dhe unë e votoj. Vota imë është që Sali Berisha, të shkojë të paraqitet për t’u marrë në pyetje”, u shpreh Berisha.

Pjesë nga deklarata e Berishës: Së pari, më duhet të them se nuk ka asnjë risi në vendimet, të cilat dëshmojnë kontrollin e plotë dhe total të sistemit të drejtësisë, shndërrimin e saj në degë ekzekutivi nga narkodiktatura dhe Edi Rama.

Unë dua t’u informoj ju se dje në sallën e gjyqit, famozja për lidhjet obskure me Taulant Ballën, ka deklaruar sa vijon: Sipas saj, korrupsioni konsumohet edhe duke zbatuar ligjin. Nuk ka standard më amoral sesa ky. Dhe është e regjistruar kjo.

Kur një njeri i ligjit, deklaron se mosshkelja e ligjit, pra korrupsioni konsumohet duke zbatuar ligjin, ajo fshin çdo kufi midis moralit dhe amoralitetit, midis ndershmërisë dhe vjedhjes, midis zyrtares dhe banditizmit.

Ajo bëhet në sallën e gjyqit ashtu siç është. Njeri që nuk njeh normë, ligj apo moral, përveç lidhjeve të saj obskure me një kriminel me kravatë, siç është Taulant Balla.

Një deklaratë të tillë nuk e gjeni dot të bërë as në gjyqet më të egra të diktaturave. Pse? Sepse diktatura kishte bërë ligje mizore, të egra. Në emër të atyre ligjeve, njerëzit pushkatoheshin, vriteshin.

Kurse për Millonain e lidhjeve obskure me Taulant Ballën, konsumohet korrupsioni duke respektuar ligjet. Ka deklaratë më perverse, më të turpshme, më kriminale se kjo? Nuk kisha dëgjuar kurrë. Nëse ka një garanci transparenca, një garanci mosabuzimi, një garanci mbrojtja, është zbatimi i ligjit.

Kurse ajo që ka kaluar në fushën e Taulant Bego Yaris dhe moralti të tij, shumëzon me zero ligjin. Ajo e ka shqipëruar dje dhe është në audio në Gjykatën e Apelit kjo. Por atë e ka shkruar Edi Rama me larot e tij, ish-oficerin e Sigurimit famëzi të Shtetit, Arben Kraja. I cili qëndron në detyrë në kundërshtim me ligjin aktual të prokurorisë.

Dhe mendon se do zgjasë nën sqetullat e Edi Ramës, duke u përdorur si zagar i tij. Sepse ligji aktual i prokurorisë nuk lejon që oficerët e sigurimit të jenë në prokurori më. Ligji aktual i prokurorisë.

Arben Kraja ka dalë prej sistemit të drejtësisë për shkak të ligjit të lustracionit nga Sali Berisha. Dhe tani nuk mund të jetë sepse edhe në ligjin e ri, në përputhje me nenin 6 të Kushtetutës, nuk mund të jetë.

E kuptoni se këtë që ka shprehur Millonai, i lidhjeve më obskure e një kriminel që është dëshmuar i implikuar në vrasje, Taulant Balla, e shpreh në sallën e gjyqit me guxim, se korrupsioni konsumohet edhe me zbatimin e ligjit?

Gjykata e Posaçme e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë arrest me burg për Jamarbër Malltezin, duke e lënë nën masën e arrestit të shtëpisë. Malltezi u vu në pranga në datën 21 Tetor, dhe pas afro një muaj tashmë do të vijojë betejën e tij ligjore nga masa e arrestit të shtëpisë.

Ai akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash, për privatizimin e ish-kompleksit Partizani, në truallin e të cilit dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha ka ndërtuar 17 pallate. Sipas Prokurorisë së Posaçme, Malltezi ka përfituar nga Berisha, asokohe kryeministër që të merrte pronën e ish-familjarëve të tij, dhe për ta kthyer atë në një kompleks banimi. Sipas prokurorisë së Posaçme, Malltezi kishte fituar më shumë se 5 milionë euro nga investimi në këtë truall./Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB