
TIRANË – Maxhoranca sot në Kuvend, miratoi në parim projekt-buxhetin për vitin 2024, nën një atmosferë të tensionuar, teksa opozita hodhi karriget sërish në shesh, si dhe në një nga tavolinat në parlament u ndez zjarr.
Deputeti i PS Erion Braçe i cili nuk ngriti kartonin për të votuar, në një reagim për Report Tv sqaron se kartonin ia kishin marrë deputetët e opozitës, ndaj ka votuar duke ngritur dorën.
"Ngrita dorën se kartonin ma kishte marrë Salihu, s'e gjeta! Kështu që votova me dorën lart", tha Braçe.
Sot, mes tymueseve, karrigeve të mbledhura në Foltoren e Kuvendit, PS miratoi projektligjin më të rëndësishëm, atë të pr/buxhetit 2024. Seanca ka zgjatur më pak se 5 minuta për shkak të skenarit të kaosit, që krijuan deputetët e opozitës./Zëri.ai/