Politikë

Masat e sigurisë së Berishës e Malltezit, Apeli i GJKKO shtyn vendimin

Gjokutaj tha se edhe në seancën e sotme kanë paraqitur argumentet e se masat e sigurisë nuk janë qëndrojnë.

k.m.
Masat e sigurisë së Berishës e Malltezit, Apeli i GJKKO shtyn
Genc Gjokutaj

TIRANË- Nesër, Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të japë vendimin për ankimimet e masave të sigurisë për dosjen Partizani. Vendimi do të merret nesër në orën 11.00. Pas përfundimit të seancës së sotme, e cila ka zgjatur për 7 orë, avokati i kryedemokratit Sali Berisha, Genc Gjokutaj dha një prononcim për mediat. Në fjalën e tij, Gjokutaj tha se edhe në seancën e sotme kanë paraqitur argumentet e se masat e sigurisë nuk janë qëndrojnë.

Edhe njëherë, i pyetur se pse nuk është paraqitur Berisha, avokati i tij tha se nuk do të respektojë një vendim anti-Kushtetues.

“Kemi që nga ora 9 në gjykatë dhe kemi paraqitur argumentet, që jo vetëm masat e sigurisë nuk qëndrojnë, por e gjithë çështja është farsë. Janë bërë shkelje kushtetuese në shkallë të Parë edhe Jamarbër Malltezi ishte vet prezent. Gjykata ishte në pamundësi për të dhënë vendimin. Seanca është shtyre për nesër në orën 11 për të shpallur vendimin. Të gjitha kërkesat që kemi bërë një shkallë të parë ia kemi kërkuar edhe gjykatës së Apelit për t’i konstatuar dhe për ta rivendosur këtë proces në shina. Malltezi, sot, shpjegoi gjithë procedurën e privatizimit, përfitimit të pronës dhe gjithë atë normalitet të procedurës. Si do e njoh vendimin nesër? Duhet të na komunikohet njëherë. Nuk e di pse nuk është paraqitur Berisha. Berisha nuk paraqitet karshi një vendimi anti-kushtetues. Është problem që mos ia drejtoni më mbrojtëse, sepse një vendim nominal i informuar nga ne mbi anti-kushtetuetshmërinë. A do jetë nesër Berisha për vendimin? *u drejtohet gazetarëve Po u jap numrin dhe flisni me të,"-tha Gjokutaj.

Jamarbër Malltezi u vu në pranga më 21 shtator, në aeroportin e Rinasit, pasi SPAK kishte lëshuar urdhër arresti ndaj tij. Ai akuzohet nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim parash” në lidhje me dosjen “Partizani”. Sipas akuzës, Malltezi ka shfrytëzuar postin e vjehrrit të tij, Sali Berisha, atëherë kryeministër për të marrë pronat në ish-kompleksin sportiv “Partizani”.

Ndërkohë pas vendimit për arrestimin e tij, GJKKO ka vendosur sekuestro preventive për disa pasuri në emrin e tij, mes tyre dhe vila në zonën e Gjirit të Lalzit. Nën hetim për këtë dosje janë dhe kreu i PD-së Sali Berisha dhe biznesmeni Fatmir Bektashi. Të dy nën masën e sigurisë të “Detyrimit të paraqitjes”.

Klubi sportiv “Partizani” ishte kompleksi më i rëndësishëm sportiv në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes por kaloi në "duart" e dhëndrit Jamarbër Malltezi. Ky i fundit si trashëgimtar i 140 m2 tokë, arriti të merrte 35 % të sipërfaqes falë një marrëveshje suksesi me trashëgimtarët e tjerë. Si përfundim, qendra më të madhe sportive, me përmasa 26.000 metra katrorë, u pagua vetëm 14.000 euro./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB