Aktualitet

Ambasada amerikane konfirmon takimin e Antony Blinken me Altin Dumanin

Ambasada amerikane ka shpërndarë fotot e mbërritjes së Blinken në Rinas, ku bën me dije dhe takimet e sekretarit amerikan të shtetit, duke konfirmuar kështu edhe takimin me kreun e SPAK.

k.m.
Ambasada amerikane konfirmon takimin e Antony Blinken me Altin Dumanin
Antony Blinken

TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka konfirmuar se Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të takohet me drejtues të drejtësisë në vendin tonë, ku ndër ta përfshihet dhe kreu i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Altin Dumani.

Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada amerikane ka shpërndarë fotot e mbërritjes së Blinken në Rinas, ku bën me dije dhe takimet e sekretarit amerikan të shtetit, duke konfirmuar kështu edhe takimin me kreun e SPAK.

Mirë se vjen në Shqipëri, Sekretari Blinken! Gjatë vizitës së tij të parë në Shqipëri, Sekretari i Shtetit i SHBA, Antony Blinken do të takohet me Presidentin Bajram Begaj, Kryeministrin Edi Rama dhe do të marrë pjesë në një aktivitet të veçantë rinor te Piramida e Tiranës, për të festuar të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri. Ai do të takohet gjithashtu me drejtues të sistemit të drejtësisë dhe komunitetin e ambasadës. Na ndiqni përgjatë kësaj vizite historike,” – shkruhet në postim./ZËRI

Poll

MOS HUMB