
TIRANË- Mbi 1000 forca të Policisë së Shtetit janë angazhuar sot për të garantuar sigurinë e vizitës së sekretarit amerikan, Antony Blinken. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme, çdo ndërtesë në bulevardin 'Dëshmorët e Kombëve' është "përforcuar" me snajpera dhe efektivë të forcave RENEA.


Ndërsa në terren ka qindra efektivë të veshur civilë dhe po ashtu, të dërguar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të monitoruar çdo lëvizje që mund të sjellë rrezik për Blinken. Gjithashtu, disa rrugë kryesore të kryeqytetit janë bllokuar tërësisht vetëm për sigurinë e zyrtarit të lartë amerikan. Pas 8 orësh, kur ai të largohet nga Shqipëria, gjithçka pritet që t'i rikthehet normalitetit./ZËRI