Aktualitet

Ishte pjesë e bandës së kokainës, kapet me armë sot në Shkodër, Helidon Marku

48-vjeçarit iu kërkua që të ndalonte nga ana e Policisë së Shtetit teksa qarkullonte me mjetin e tij tip "BMW", në bulevardin “Skënderbeu”.

k.m.
Ishte pjesë e bandës së kokainës, kapet me armë sot
Arma e hedhur në shkurre

SHKODËR- Helidon Marku është vendosur në prangat e Policisë së Shkodrës pasi u piaks teksa lëvizte me armë zjarri. 48-vjeçarit iu kërkua që të ndalonte nga ana e Policisë së Shtetit teksa qarkullonte me mjetin e tij tip "BMW", në bulevardin “Skënderbeu”. Por në moment ai ka tentuar që të heqë qafe armën që kishte me vete. Pistoletën, bashkë me të gjithë municionin që kishte me vete e hodhi në një shkurre, por e gjithë skena u pa nga efektivët e Policisë, të cilët i vunë prangat.

PAMJET E AKSIONIT PËR KAPJEN: 

Marku ishte vënë në pranga në vitin 2018 në kuadër të operacionit "Forca e Ligjit", si pjesë e një grupi të trafikut të  kokainës. Gjatë aksionit të 6 viteve më parë, Policia sekuestroi 2.2 kg kokainë, makina, telefona dhe para. Sipas policisë, Helidon Marku, menaxher i një lokali nate në Shkodër, prej kohësh bashkëpunonte me të arrestuarit e tjerë për shitjen e drogërave, në ambientet e lokalit që kishte për detyrë të drejtonte.

NJOFTIMI I PLOTË:

Shkodër/Kontrolle të shtuara në zbatim të planit operacional “Sundimi i ligjit”. Kontrollet, bazuar në inteligjencën policore, me qëllim kapjen dhe arrestimin e shtetasve që qarkullojnë me armë, si dhe të atyre që janë në kërkim për vepra penale të ndryshme. Kapet në flagrancë dhe vihet në pranga një 48-vjeçar që lëvizte me armë zjarri pistoletë me vete, në qytet. Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me krehër me municion luftarak, të cilën 48-vjeçari tentoi ta fshihte, kur pa punonjësit e Policisë.

Sekuestrohet edhe automjeti i këtij shtetasi. Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të inteligjencës policore, se një shtetas mbante armë zjarri, pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë organizuar punën në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit” dhe kanë ndërhyrë menjëherë për arrestimin e këtij shtetasi. Në bulevardin “Skënderbeu” është lokalizuar automjeti me drejtues shtetasin H. M., i cili sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka dalë nga automjeti dhe është larguar afër një lulishteje ku ka tentuar të fshehë armën e zjarrit që mbante më vete. Si rezultat i veprimeve të shpejta policore është kapur shtetasi H. M., 48 vjeç, banues në lagjen “Ndoc Mazi”, i cili në përfundim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë.

Arma e zjarrit pistoletë me municion luftarak dhe automjeti tip “BMW” që drejtonte ky shtetas, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB