Aktualitet

ALARMOHEN autoritetet britanike: 1700 kriminelë nga Shqipëria lëvizin të lirë në Britani

Në fillim të këtij viti, ‘’mbreti’’ i drogës Denis Xhelili, 38 vjeç, një emigrant shqiptar, u burgos me 10 vite pasi dyshohet për trafik kokaine dhe heroine në Britaninë e Madhe.

E.K
ALARMOHEN autoritetet britanike: 1700 kriminelë nga Shqipëria
Foto ilustruese

BRITANI- Policia britanike beson se të paktën 1700 kriminelë shqiptarë janë të lirë rrugëve të Britanisë së Madhe. Ata kanë hyrë në vend përmes rrugëve ilegale. Sipas mediave britanike, bosët e drogës, kontrabandistët e njerëzve, mashtruesit dhe trafikantët e seksit besohet të jenë në mesin e individëve aktualisht të arratisur. Oficerët e Policisë Metropolitane dhe Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA) kanë kërkuar të dhëna për secilin prej të dyshuarve nga autoritetet në Shqipëri në një përpjekje për t'i vënë ata para drejtësisë.

Shifra u zbulua ndërsa Sekretari i Brendshëm James Cleverly u takua me ministrin e Brendshëm shqiptar Taulant Balla javën e kaluar për të diskutuar mbi trajtimin e imigracionit të paligjshëm dhe krimit të organizuar.

‘Policia e Mbretërisë së Bashkuar kërkoi të dhëna për 1,700 emigrantë shqiptarë të dyshuar si kriminelë. Policia shqiptare ka kërkuar të dhëna për të gjithë shtetasit që janë dënuar për krime në Mbretërinë e Bashkuar, në mënyrë që ata të mund të fillojnë konfiskimin e fitimeve të paligjshme si prona, para, bizhuteri dhe automjete në Shqipëri”, shkruan Daily Mail, referuar burime.

Në fillim të këtij viti, ‘’mbreti’’ i drogës Denis Xhelili, 38 vjeç, një emigrant shqiptar, u burgos me 10 vite pasi dyshohet për trafik kokaine dhe heroine në Britaninë e Madhe. Zyra e Brendshme tha se Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria ishin të prirura të synonin ‘financat e paligjshme, korrupsionin, narkotikët dhe krimin e organizuar të imigracionit’./ZËRI

Poll

MOS HUMB