
TIRANË- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka gjobitur tre subjekte në Tiranë e Fier. Kontrolli në prag të festa të fundvitit është zhvilluar në garantim të sigurisë ushqimore.
AKU në njoftimin e saj ka treguar se subjektet janë gjobitur me vlerën 200’000 lekë për shkak të mungesës në etiketim dhe dokumentacion. Ndërkohë AKU paralajmëron se kontrollet do të shtrihen në të gjithë vendin në subjekte prodhuese, njësi tregtuese të vogla dhe të mëdha, në mbrojtje të shëndetit të konsumatorëve.
Njoftimi i plotë:
Tiranë dhe Fier, AKU gjobit tre subjekte për mangësi në etiketim dhe dokumentacin. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në prag të festave të fundvitit ka intensifikuar inspektimet dhe monitorimet në garantim të sigurisë ushqimore.
Gjatë inspektimeve të kryera janë konstatuar mangësi në sistemin e gjurmueshmërisë dhe mangësi në etiketim në dy subjekte me natyrë aktiviteti “magazinë” “njësi tregtimi të produkteve ushqimore” përkatësisht në Tiranë dhe Fier.
Për shkeljet e konstatuara janë marrë 3 masa administrative me “gjobë” në vlerën e 200’000 lekëve.
AKU garanton se kontrollet do të jenë të shtrira në të gjithë vendin, në subjekte prodhuese, njësi tregtuese të vogla dhe të mëdha, në mbrojtje të shëndetit të konsumatorëve.