Aktualitet

Moti i keq 'paralizon' Korçën, disa fshatra pa energji! Dëbora arrin deri në 1 metër trashësi

Raportohet se për shkak të reshjeve intensive të dëborës që kanë përfshirë juglindjen e vendit prej mbremjes së djeshme disa fshatra në Korçë kanë mbetur pa energji elektrike ndërsa trashësia e dëborës në Dardhë ka arritur deri në 40 cm.

E.K
Moti i keq 'paralizon' Korçën, disa fshatra pa energji!
Situata nga dëbora

KORÇË- Reshjet e dëborës “paralizojnë” Korçën. Raportohet se për shkak të reshjeve intensive të dëborës që kanë përfshirë juglindjen e vendit prej mbremjes së djeshme disa fshatra në Korçë kanë mbetur pa energji elektrike ndërsa trashësia e dëborës në Dardhë ka arritur deri në 40 cm.

Raportohet se trashësia e dëborës në Qafën e Qarrit është 35 cm, në Voskopojë 30 cm, Gjonomadh dhe Lubonjë 50 cm në Devollin e sipër 10 cm, ndërsa në majën e Mashkullorës dëbora arrin rreth 1 metër.

Borëpastrueset janë në terren. Pa energji janë disa fshatra në Ersekë, Devoll dhe Maliq janë pa energji prej orësh tashmë./ZËRI

Poll

MOS HUMB