Aktualitet

Moti i keq/ ARRSH apel drejtuesve të mjeteve: Pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë

Ndërkohë ARRSH apelon të gjithë drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë në zonat që janë me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore. 

E.K
Moti i keq/ ARRSH apel drejtuesve të mjeteve: Pajisuni me goma
Pamje nga situata e shkaktuar nga moti i keq

TIRANË- Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë detaje të përditësuara këtë të shtunë sa i përket situatës nga moti i keq që ka përfshirë vendin. Raportohet se borëpastrueset kanë punuar për pastrimin e borës dhe shpërndarjen e kripës pa ndërprerje. Ndërkohë ARRSH apelon të gjithë drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë në zonat që janë me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore. 

NJOFTIMI

Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje dëbore në akset Bilisht-Kapshticë, Qafë Qarri-Ersekë, në Dardhë, në Voskopojë, Zëmblak-Dogana Goricë, Pukë-Fushë Arrëz, Qafë Mali-Kukës dhe në Valbonë Temperaturat kanë qenë në vlera negative deri në -3 °C Mjetet borëpastruese kanë punuar për pastrimin e borës dhe shpërndarjen e kripës pa ndërprerje

Qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet e mësipërme që janë me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore./ZËRI

Poll

MOS HUMB