
BERAT- Gjykata e Shkallës së Parë të Jurisdiksionit të Përgjithshëm Berat ka vendosur masën e sigurisë "arrest shtëpie" për 20-vjeçarin Emilio Zema, që aksidentoi me motor tre ditë më parë turistet nga Nepali, shtetasen S.Th., 33-vjeçe. Emiljo Zema është nën kujdesin e mjekëve, pas plagëve të marra nga aksidenti.
Duke vlerësuar dëmtimet e marra nga të dyja palët, prokurori Eni Culli i ka kërkuar gjykatës vlerësimin të ligjshëm të arrestimit të të të riut për vepren penale "Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor" dhe caktimin e masës së sigurisë "arrest shtëpie". Pasi ka dëgjuar organin e akuzës si dhe pretendimet e avokatit mbrojtës të 20-vjeçarit, gjyqtarja Lumturi Zhupa, ka vlerësuar "të ligjshëm" arrestimin e shtetasit Emilio Zema dhe ka caktuar për të masën e sigurisë "arrest shtëpie".
20-vjeçari ka rezultuar se ishte duke qarkulluar me shpejtësi jashtë normave të lejuara, ku turistja i ka prerë rrugën në përpjekje për të kaluar në anën tjetër të rrugës, pa qenë në vijat e bardha. /ZËRI