Aktualitet

Parandalohet tragjedia! Babai ndezi cigaren teksa furnizonte makinën me karburant, plagoset rëndë bashkë me djalin

Kanë qenë persona të tjerë përfshi dhe punonjës të karburantit që e kanë shtyrë mjetin në anën tjetër të rrugës duke e hedhur në kanal për të shmangur tragjedinë.

f.t
Parandalohet tragjedia! Babai ndezi cigaren teksa furnizonte makinën me
PAMJE NGA NGJARJA

KORÇË-Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në aksin rrugor Korçë-Bilisht, në një pikë karburanti. Sipas Policisë, shoferi se bashku me babain e tij kanë hyrë në pikën e karburantit për të furnizuar makinën e tyre me gaz, por i moshuari, që ishte dhe pasagjer, ka ndezur një cigare duke shkelur rëndë rregullat e furnizimit.

Si pasojë, mjeti është përfshirë nga flakët. Kanë qenë persona të tjerë përfshi dhe punonjës të karburantit që e kanë shtyrë mjetin në anën tjetër të rrugës duke e hedhur në kanal për të shmangur tragjedinë. 

Muharrem Osmani, së bashku me të birin, Dorianin janë dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës dhe mësohet se gjendja e tyre është kritike./ZËRI

Poll

MOS HUMB