Aktualitet

Aksidenti tragjik te Tegu, shkon në 2 numri i viktimave: Humb jetën edhe personi i dytë që ndodhej në betoniere

Aksidenti ndodhi pasi betonierja u përplas me një automjet, më pas doli nga rruga, theu barrierat mbrojtëse të urës dhe përfundoi në aksin rrugor poshtë, duke goditur një tjetër automjet.

zh.ll
Aksidenti tragjik te Tegu, shkon në 2 numri i viktimave: Humb jetën
pamje nga aksidenti

TIRANË- Është rënduar bilanci i aksidentit të rëndë të ndodhur sot në rrethrrotullimin e Saukut, ku tashmë raportohen dy viktima. Sipas burimeve, personi i dytë që ndodhej në betonieren e përfshirë në aksident ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës. 

Aksidenti ndodhi pasi betonierja u përplas me një automjet, më pas doli nga rruga, theu barrierat mbrojtëse të urës dhe përfundoi në aksin rrugor poshtë, duke goditur një tjetër automjet.

Nga përplasja humbën jetën dy persona, ndërsa një 28-vjeçar, shofer i makinës së aksidentuar nga betonierje, mbeti i plagosur dhe u transportua për trajtim mjekësor. 28 vjeçari i plagosur është identifikuar si Roland Nuri, ndërsa identiteti i dy viktimave nuk është bërë ende me dije pasi dyshohet sipas informacioneve paraprake, se janë shtetas egjiptianë.

Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e plotë të aksidentit tragjik./ZËRI

Poll

MOS HUMB