Aktualitet

Në burg me foshnjën 7-muajshe, dalin PAMJET nga ambienti ku po qëndron nëna 34-vjeçare (FOTO)

Pas arrestimit, ajo është dërguar në burgun e Pojskës, ku po mbahet e izoluar bashkë me foshjën 7 muajsh.

zh.ll
Në burg me foshnjën 7-muajshe, dalin PAMJET nga ambienti ku po
Foto nga vendi ku qëndron nëna me fëmijën

POGRADEC- Këto janë pamjet nga dhoma e burgut të Pojskës, ku po mbahet 34-vjeçarja bashkë me foshnjën e saj 7 muajsh.

34-vjeçarja u arrestua në Aeroportin e Rinasit sapo u kthye nga Gjermania, në zbatim të një vendimi gjyqësor të formës së prerë, të dhënë në mungesë në vitin 2023, për veprën penale "Dhunë në familje" ndaj vjehrrit të saj. Pas arrestimit, ajo është dërguar në burgun e Pojskës, ku po mbahet e izoluar bashkë me foshjën 7 muajsh.

Në burg me foshnjën 7-muajshe, dalin PAMJET nga ambienti ku po

Në burg me foshnjën 7-muajshe, dalin PAMJET nga ambienti ku po
pamje nga dhoma ne burgun e pojskes

Sipas familjarëve, 34-vjeçarja është nënë e tre fëmijëve të mitur. Fëmija 4-vjeçar vuan nga probleme shëndetësore, ndërsa një tjetër është 2-vjeç.

Ndërkohë, priten zhvillime në lidhje me rastin, pas reagimit të Presidentit Bajram Begaj, i cili deklaroi se ka kontaktuar me Ministrinë e Drejtësisë dhe ka kërkuar një propozim zyrtar për dhënien e amnistisë personale.

Gjithashtu, edhe Avokati i Popullit, Endri Shabani, i cili ka shkuar sot në ka shkuar sot në burgun e Pojskës dhe ka inspektuar ambientet ku po mbahet nëna dhe foshnja. Ai deklaroi se çështja po hetohet për të verifikuar nëse kemi të bëjmë me shkelje. Shabani u shpreh se pret që 34-vjeçarja të lirohet gjatë ditës së nesërme, teksa shtoi se në të kundërt do të ishte përpara një shkeljeje të procedurave./ZËRI

Poll

MOS HUMB