Aktualitet

Dy vatra zjarri në Cakran dhe Voskopojë, flakët përfshijnë ullishte e shkurre, ndërhyrja vështirësohet nga era dhe terreni

Ndërkohë, një tjetër vatër zjarri është regjistruar në fshatin Voskopojë, në vendin e quajtur "Antenat".

M.K.
Dy vatra zjarri në Cakran dhe Voskopojë, flakët
foto nga vendi i ngjarjes

FIER/KORÇË-Dy vatra zjarri janë regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në Cakran dhe Voskopojë, duke angazhuar forcat zjarrfikëse dhe strukturat vendore në përpjekje për izolimin e flakëve.

Zjarri ka rënë në kodrat pranë fshatit Selishtë, në njësinë administrative Cakran, ku flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me ullishte, pemë dhe shkurre. Në vendngjarje po operojnë tre mjete zjarrfikëse, të cilat po punojnë për të izoluar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre. Era e fortë po favorizon avancimin e zjarrit, duke e bërë më të vështirë ndërhyrjen e efektivëve.

Ndërkohë, një tjetër vatër zjarri është regjistruar në fshatin Voskopojë, në vendin e quajtur "Antenat". Menjëherë pas sinjalizimit, drejt zonës janë nisur dy mjete të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (MZSH), ndërsa në operacion janë angazhuar edhe forca të Njësisë Administrative Voskopojë dhe punonjës të Shërbimit Pyjor.

Për shkak të terrenit të thyer dhe të vështirë, automjetet zjarrfikëse nuk mund të afrohen pranë vatrës së zjarrit, ndaj efektivët po ndërhyjnë në këmbë për të shuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e tyre.

Deri më tani, në asnjërën prej vatrave nuk raportohen banesa të rrezikuara apo persona të lënduar. Shkaqet e zjarreve mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe mbajtjen nën kontroll të situates nga flakët./ZËRI

Poll

MOS HUMB