Aktualitet

Aksident në Sarandë/ Përplasen 6 automjete, nuk ka të lënduar

Nga përplasja janë dëmtuar gjashtë automjete, ndërsa përplasja ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

M.K.
Aksident në Sarandë/ Përplasen 6 automjete, nuk ka të
FOTO ILUSTRUESE

SARANDË- Një aksident rrugor është regjistruar pak minuta më parë në lagjen nr. 4 të Sarandës, në rrugën “Ismail Qemali”. Nga përplasja janë dëmtuar gjashtë automjete, ndërsa përplasja ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Nga aksidenti i ndodhur fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Qarkullimit Rrugor, të cilat po punojnë për të përcaktuar rrethanat dhe dinamikën e aksidentit. Shkaqet e përplasjes nuk janë bërë ende të ditura./ZËRI

Poll

MOS HUMB