Aktualitet

Radhë kilometrike në Kakavijë/ Fluks i madh, pritje të gjata në kufi

Problematika raportohet kryesisht në drejtimin nga Greqia për në Shqipëri, ku numri i madh i automjeteve ka sjellë ngadalësim të ndjeshëm të lëvizjes.

M.K.
Radhë kilometrike në Kakavijë/ Fluks i madh, pritje të gjata
KAKAVIJë

KAKAVIJË- Fluksi i lartë i udhëtarëve gjatë ditëve të pikut të sezonit turistik ka shkaktuar trafik të rënduar në pikën kufitare të Kakavijës, me radhë të gjata automjetesh dhe pritje të zgjatura.

Problematika raportohet kryesisht në drejtimin nga Greqia për në Shqipëri, ku numri i madh i automjeteve ka sjellë ngadalësim të ndjeshëm të lëvizjes.

Kontrollet në pikën kufitare po vijojnë, por ritmet e përpunimit të udhëtarëve janë të ngadalta për shkak të fluksit të shtuar. Si pasojë, drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët po përballen me vonesa gjatë kalimit të kufirit.

Sipas raportimeve, kontrollet po kryhen me ritëm të ngadaltë, dhe fluksi i lartë pritet të vijojë edhe në ditët në vazhdim, për shkak të lëvizjeve të shumta gjatë muajit gusht.

Udhëtarëve që ndodhen në radhë u bëhet thirrje për durim, ndërsa situata në Kakavijë vijon të monitorohet./ZËRI

Poll

MOS HUMB