Aktualitet

Ardian Çapja kërkon leje/ Do të marrë pjesë në varrimin e të ëmës?

Çapja, i cili vuan dënimin në një institucion të sigurisë së lartë, kërkon të jetë i pranishëm në ceremoninë e varrimit.

M.K.
Ardian Çapja kërkon leje/ Do të marrë pjesë në
Ardian Çapja

TIRANË- I dënuari me burgim të përjetshëm, Ardian Çapja, ka kërkuar leje për të dalë përkohësisht nga burgu, pasi nëna e tij ka ndërruar jetë. Çapja, i cili vuan dënimin në një institucion të sigurisë së lartë, kërkon të jetë i pranishëm në ceremoninë e varrimit.

Deri tani, autoritetet e burgjeve nuk kanë marrë një vendim përfundimtar për kërkesën. Për shkak të rrezikshmërisë së lartë dhe masave të sigurisë që kërkon shoqërimi i tij jashtë institucionit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka kërkuar përfshirjen e Policisë së Shtetit në planin e masave.

Autoritetet po vlerësojnë mënyrën e shoqërimit dhe masat që do të ndërmerren në rast se kërkesa e Çapjas miratohet dhe ai lejohet të udhëtojë drejt Elbasanit.

Çështja po shqyrtohet në funksion të garantimit të sigurisë gjatë gjithë lëvizjes dhe qëndrimit të tij jashtë institucionit të vuajtjes së dënimit.

Vendimi përfundimtar pritet të merret pasi të vlerësohen të gjitha masat dhe kushtet e nevojshme për shoqërimin e të dënuarit./ZËRI

Poll

MOS HUMB