
DURRËS- Një aksident me pasojë vdekjen e një 70-vjeçareje është regjistruar mëngjesin e kësaj të enjteje në Durrës. Raportohet se ngjarja ka ndodhur në Gjepalaj të Durrësit. E moshuara është përplasur nga një makinë dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Policia ka ngritiur një grup të posaçëm hetimor për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar ne polici dhe po merret në pyetje. Viktima dhe drejtuesi i mjetit janë fqinj me njëri-tjetrit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Shijak/Informacion paraprak. Rreth orës 08:40, në Gjepalaj, Shijak, shtetasi K. K., 23 vjeç, duke dalë nga banesa me automjet ka aksidentuar në rrugë këmbësoren, shtetasen M. K., 76 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.