Aktualitet

Arrestimi i Berberit, në pranga dhe dy biznesmenë, njëri ish-ortaku i tij

Pranga edhe dy biznesmenëve të afërt me Berberin

E.K
Arrestimi i Berberit, në pranga dhe dy biznesmenë, njëri
Valter Begaj dhe Evis Berberi

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga arrestimi i kreut të ARRSH-së Evis Berberi. Përveç tij, SPAK ka lëshuar urdhërarrest dhe për dy persona të tjerë, njëri prej të cilëve biznesmeni Valter Begaj, ish-ortak në biznes me Beberin. Dyshohet se kreu i ARRSH-së ka bërë një shitje fiktive të kompanisë së tij, përpara se të emërohej si këshilltar në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Emnergjitikës. Personi tjetër i arrestuar po ashtu është biznesmeni Ervis Lami.

Në media janë denoncuar tendera me vlera të mëdha, që Berberi i kishte Begajt, gjatë viteve që ishte në krye të ARRSH-së. Shumica e tenderave që Berberi kishte dhënë për ish-ortakun e tij, ishin me flamuj të kuq, çka do të thotë që ose ishin zhvilluar pa garë, ose me procedurë negociimi.

Berberi i kaloi në zotërim me dokumente Begajt kompaninë e tij DAAM shpk në momentin që u emërua Drejtor i Agjencisë për Eficencën e Energjisë. Në këtë moment, Berberi i jep Begajt licencën për Auditimin e Energjisë dhe një sërë tenderash publikë, ç’ka sipas SPAK shton dyshimet se ka pasur një shitje fiktive të kësahj kompanie.

Mësohet se Berberi kishte dhënë dorëheqjen nga posti i kreut të ARRSH-së, vetëm disa ditë më parë, pasi ishte vënë në dijeni të hetimeve nga SPAK.

Berberi u emërua në krye të ARRSH në qershor të vitit 2021, ku zëndesoi në këtë detyrë, Ergys Vjerdhon.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB