
LUSHNJË- Një aksident i trefishtë është regjistruar mesditën e kësaj të shtune në Lushnjë. Raportohet se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur 'Pushimi i shoferit", ndërsa një grua ka mbetur e plagosur. Aksidenti ka shkaktuar radhë të gjata trafiku, ndërsa ende nuk dihet shkaku i tij. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe pop punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Ndërkohë po punohet dhe për hapjen e rrugës.
NJOFTIMI I POLICISË:
Sot rreth orës 11:00, në aksin rrugor "Lushnjë-Fier", ka ndodhur një përplasje mjetesh. Konkretisht shtetasi A. S., duke drejtuar automjetin tip "Skoda", ka përplasur një automjet tip "Suzuki", me drejtues shtetasin R. H.. Më pas nga përplasja është dëmtuar dhe një automjet tip "Audi", me drejtues shtetasin S. Z.. Nga përlasja e 3 automjeteve është dëmtuar lehtë shtetasja S. B., e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./ZËRI