Aktualitet

Aksident tragjik në Greqi, makinat përplasen 'kokë më kokë', vdes shqiptari, një tjetër rëndë

Rrethanat dhe shkaqet e aksidentit fatal nuk dihen ende.

E.K
Aksident tragjik në Greqi, makinat përplasen 'kokë më
Makina

GREQI- Aksident tragjik në Greqi. Raportohet për dy viktima dhe një të plagosur. Mediat greke shkruajnë se për shkak të aksidentit kanë ndërruar jetë dy shoferët, njëri grek dhe tjetri shqiptar, një 61-vjeçar ende i paidentifikuar.

Ndërkohë një 53-vjeçar shqiptar, i cili udhëtonte si pasagjer në mjetin që drejtohej nga bashkëatdhetari i tij ka mbetur i plagosur rëndë. Përplasja ka qenë e fortë pasi mjetet janë përplasur “kokë më kokë”. Rrethanat dhe shkaqet e aksidentit fatal nuk dihen ende./ZËRI

Poll

MOS HUMB