
TIRANË- Edhe këtë vit, namazi i Fitër Bajramit u fal në sheshin “Skënderbej”, ashtu siç ka ndodhur në dekadën e fundit. Sot në mëngjes, besimtarët myslimanë, pas 30 ditëve agjërim në muajin e Ramazanit, u falën në sheshin qëndror të Tiranës, pasi xhamia e Namzgjasë ende nuk është e hapur për ta. Kjo edhe pse punimet janë drejt fundit.
I pyetur në “Ditari” i A2CNN se kur do të hapet xhamia e Namazgjasë, nënkryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Lauren Luli u përgjigj shumë shkurt, duke u shprehur se sheshi ka vend për të gjithë besimtarët.
“Unë mendoj që sheshi është vendi më i bukur që ne mund të përjetojmë Bajramet me të gjithë ne”. Sheshi ka vend për të gjithë. Xhamia le të themi, shumë shpejt, shumë shpejt, akoma sot nuk kemi një datë të përfundimit total të punimeve aty, ndonëse kanë kaluar 10 vite nga hedhja e gur-themelit të kësaj xhamie. Absolutisht dëshira jonë ishte që ta hapej së ma parë dhe të mos zgjaste kaq shumë, por sot jemi përpara faktit që xhamia akoma nuk i ka hapur dyert për frekuentuesit dhe unë nuk mund të them dot që po shumë shpejt do ta kemi,”- u shpreh Luli.
Më tej, i pyetur nëse është pritur presidenti turk Rexhep Taip Erdogan për të inauguruar xhaminë, Luli nuk i dha një përgjigje të qartë.
“Po ka qenë i pranishëm në fillimin e punimeve dhe unë kam qenë i pranishëm aty. E kemi hapur edhe me lexim Kurani, që e kam lexuar po unë. Shpresoj që ajo xhami të hapë dyert një orë e më parë dhe të gjithë ata që kanë përgjegjësinë, duke filluar nga unë, që jam pjesë e institucionit të bëjmë detyrën tonë dhe ajo xhami tashmë t’i hapë dyert sepse ashtu i ka hije qytetit. Për ne një objekt që është shumë i bukur por nuk është funksional për besimtarët nuk ka rëndësi për ne, është më tepër një ndërtesë që thjesht zë vend dhe asgjë më tepër.”
-
-
-
-
Kërcënohet me jetë Bujar Spahiu
22 Shtator, 20:30
Prej vitesh ka një përplasje të fortë mes shtetit turk dhe KMSH-në në Shqipëri për shkak të akuzave për lidhjen me FETO. Ardhja e Bujar Spahiut nuk ishte një zgjidhje, por një alternativë momenti që nuk dha paqe. Në pranverën e vitit 2019, kur ishte duke u zhvilluar gara për zgjedhjen e kryetarit të ri, Skënde Bruçaj, që drejtonte asokohe KMSH u tërhoq nga gara. Turqit ushtruan një presion të jashtëzakonshëm që KMSH të mos drejtohej më nga një njeri i lidhur sipas tyre me Gylenin. U gjet Bujar Spahiu, e vetmja rrugëdalje, por tashmë edhe ai vetë Spahiu është sërish në shënjestër për vendin e tij në KMSH. Pas shumë "protestave" edhe nga besimtarët, ai u zgjodh sërish pak muaj më parë në krye të KMSH-së./ZËRI