Aktualitet

'Lufta' për vulën e KMSH, rizgjidhet Spahiu! Arapi: Farsë

Në fund, mes përplasjeve dhe protestave Bujar Spahiu fitoi një tjetër mandat në krye të KMSH. Nga 97 anëtarë me të drejtë vote, ai mori 82 vota. Ndërkohë Eduard Shefki mori 3 vota, ndërsa Emirjon Vathaj 3. Vota të pavlefshme ishin 4.

Edon Kuqi
'Lufta' për vulën e KMSH, rizgjidhet Spahiu! Arapi:
Florjan Arapi, Edon Kuqi, Bujar Spahiu dhe pamje nga protesta

TIRANË- Mes protestave dhe përplasjeve janë mbajtur këtë të shtunë zgjedhjet për kreun e ri të Komunitetit Mysliman Shqiptar. Mes tre kandidatëve në garë, Eduard Shefki, Emirjon Vathaj dhe Bujar Spahiu, ky i fundit ia doli që të merrte një tjetër mandat 5-vjeçar në krye të KMSH. Ndërkohë që brenda Medresesë së Tiranës në orën 10:30 nisi procesi i votimit, jashtë besimtarët myslimanë u mblodhën në protestë me thirrje kundër procesit dhe kupoles së drejtuese të KMSH.

Me pankarta në duar ata i cilësonin zgjedhjet një farsë, ndërsa hidhnin akuza se Bujar Spahiu ishte një nga anëtarët e organizatës “FETO”, që Turqia e ka shpallur organizatë terroriste. Ndërkohë imamë dhe studiues mbajtën fjalime para protestuesve me thirrje kundër procesit.

Në një prononcim për ZËRI-n, publicisti Florjan Arapi u shpreh se procesi zgjedhor po zhvillohet nën hijen e një mungese transparence dhe korrupsioni.

Florjan Arapi: Ne po protestojmë sot për drejtësi dhe legjitimitet në Komunitetin Mysliuman. Brenda po bëhet një teatër. Ata njerëz që janë aty brenda janë zgjedhur në një formë totalisht të fshehtë, sekrete  aspak transparente me presione dhge shantazhe. Ne duan të iu tregojmë të gjithëve se këto nuk janë zgjedhje. Ky është një teatër. Komunitetit Mysliman është zaptuar nga një organizatë terroriste. Ne duhet të jemi në një alert të madh ndaj kësaj organizate.



I pyetur nëse ka prova konkrete që faktojnë përfshirjen e organizatës “FETO” në Komunitetin Mysliman Shqiptar, ai tha:

Florjan Arapi: Ne si besimtarë duke qenë më pranë kësaj organizate, i njohim më mirë dhe i dimë më mirë situatat. Kjo organizatë e ka filluar aktivitetin e saj në vitin 1992, me kolegjet turke, të cilat ishin ‘’jofetare’’ dhe pas kësaj në fshehtësi ata bënin një indoktrinim për ti bërë ata rektrutë në organizatën e tyre. Më pas filluan filtrimin në Komunitetin Mysliman, me Medreseën e Cërrikut dhe me kapjen graduale të KMSH, përmes pagesave, korrupsionit dhe formave mafioze arritën në vitin 2010 të çimentojnë pushtetin në KMSH, dhe që prej vitit 2010 pothuajse të gjithë drejtuesit janë pjesë të kësaj organizate. Për të ditur lidhjet me këtë organizatë ju duhet të shihni ku kanë mbaruar shkollën e mesme, ku kanë qëndruar në konvikte, duhet të shikoni se ku kanë qëndruar ata në shkollat e larta. Ata kanë qëndruar në një tutelë indoktrinuese dhe aty organizohej trushpalrja, duke filluar nga kreu i KMSH, Bujar Spahiu, kryetari i Këshillit të Përgjithshëm Islam Hoxha, të cilët që prej vitit 1992 kanë qenë në shkolla, kanë qenë brezi i parë dhe sot janë graduar të drejtojnë kapjen e kësaj organizate. Në formë të tillë janë të gjithë anëtarët e tij.

Sa i përket përzgjedhjes së kandidatëve dhe garës, Arapi tha për ZËRI-n se besimtarët nuk kanë qenë në dijeni pasi gjithçka është bërë në një mënyrë të fshehtë.

Florjan Arapi: Ne nuk dimë asgjë. Ne dje kemi marrë vesh disa emra që do të kandidojnë. Asnjë lajmërim nuk është bërë që do të bëhet zgjedhja. Ne e kemi marr vesh nga disa njerëz brenda, por asnjë deklarim publik. Asgjë, ne nuk dimë asgjë. Jo transparencë dhe tym.

Një nga pikat kyçe të debateve dhe përplasjeve mes palëve, është dhe Xhamia e Namazgjasë. Për këtë Arapi tha se shpreson që të hapet sa më shpejt ndërsa pyetjes nëse Xhamia do i dorëzohet Komunitetit Mysliman Shqiptar ai tha se kjo është pamundur pasi Turqia nuk mund ta dorëzojë tek KMSH për aq kohë sa e ka shpallur organizatë terroriste. Ndërkohë zërat thonë për krijimin e një shoqate, e cila do të ketë Myftiun e saj në këtë Xhami.

Florjan Arapi: Uroj që të hapet sa më shpejt sepse është një lloj ngërçi. Turqia e kja shpallur këtë organizatë terroriste pasi ka vrarë 250 persona në grushtin e shtetit të vitit 2016 dhe nuk mundet Turqia ti dorëzojë një organizate terroriste dhe të kryejë marrëdhënie financiare, është një lloj sikur Amerika ti japë një pronë Al Kaedes. Por kjo zgjidhja me këtë formë është një zgjidhje mbase e mirë. Uroj që të realizohet.

Ashtu si dhe nga besimtarët dhe Florjan Arapi nuk i kurseu akuzat ndaj Myftiut të Tiranës Lauren Luli, për të cilin tha se është një nga besnikët e “FETO”, ndërsa shtoi akuza për korrupsion dhe manipulim.

Florjan Arapi: Myftiu i Tiranës është hequr dje nga puna. Me sa dimë ajo zhurma e madhe dhe opinioni publik ka ndikuar tek kjo pjesë. Megjithatë ai është një nga besnikët e oprganizatës terroriste megjithëse e kanë hequr nga Myfti i Tiranës patjetër do ta gradojnë diku tjetër, nuk kanë për ta hedhur poshtë sepse ai është një nga manipulatorët dhe shantazhuesit kryesorë për këtë organizatë.

Në fund, mes përplasjeve dhe protestave Bujar Spahiu fitoi një tjetër mandat në krye të KMSH. Nga 97 anëtarë me të drejtë vote, ai mori 82 vota. Ndërkohë Eduard Shefki mori 3 vota, ndërsa Emirjon Vathaj 3. Vota të pavlefshme ishin 4./ZËRI

Poll

MOS HUMB