Aktualitet

84 ditë prtotestë! Qytetarët protestojnë përpara Kryeministrisë

Qytetarët janë bashkuar kësaj proteste, pasi kanë një qëllim të përbashkët.

M.K.
84 ditë prtotestë! Qytetarët protestojnë përpara
Foto nga protesta

Tiranë- Pasditen e kësaj të diele u numërua dita e 84-të e protestë qytetare, protestë e cila mbahet prej më shumë se dy muajsh. Zanafillat e kësaj proteste janë menjëherë pas icidenteve  të ndoshura në Zvërnec.

Fillimisht qytetarët u mblodhën në sheshin “Skëndërbej”, ku më pas nisën marshimin e tyre drejt Kryeministrisë me pankarta edhe me thirrje të ndryshme përshkuan bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Qytetarët janë bashkuar kësaj proteste, pasi kanë një qëllim të përbashkët. Ashtu edhe si në netët e më parëshme të protestës, edhe sot qytetarë të ndryshëm po mbajnë fjalimet e tyre.

Kërkesat që kanë parashtruar qytetarët:

1. Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të qeverisë.

2. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor.

3. Ndryshime kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e tyre me referendum popullor, duke përfshirë ndër të tjera: ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme, kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi.4. Paralelisht kërkohet anulimi i ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura, anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore, shfuqizimin e Paketës së Maleve, si dhe shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për investimet strategjike.

5. Kërkohet një kontratë të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, e cila do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë, të propozuar nga sheshi i protestës./ZËRI

Poll

MOS HUMB