Aktualitet

Sarandë/ I hodhën librat në det, Sazan Guri “Më mirë të më kishin vrarë”

Guri tregon se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit dhe se autorët kanë marrë librat, veçanërisht ato që trajtojnë gjuhën shqipe, duke i hedhur në det njëri pas tjetrit.

M.K.
Sarandë/ I hodhën librat në det, Sazan Guri “Më
FOTO KUR LIBRAT NDODHEN NE DET

SARABNDË- Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ambientalisti i njohur Sazan Guri ka bërë publik një incident të pazakontë të ndodhur në Sarandë, ku librat e tij ishin vendosur pranë Muzeut Arkeologjik të Sarandës, nën një basoreliev kushtuar figurave të së kaluarës shqiptare, janë hedhur në det.

Guri tregon se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit dhe se autorët kanë marrë librat, veçanërisht ato që trajtojnë gjuhën shqipe, duke i hedhur në det njëri pas tjetrit.

“Më mirë të më kishin vrarë, sesa të shikoja librat në det”, mesohet të jetë shprehur Guri. Gjithashtu ai shkruan edhe për peshkatarin që i nxori librat nga deti "një peshkatar me shpirt sarandioti e shqiptari zhytet e i nxjerr të thahen".

Ambientalisti falënderon kryetarin e Bashkisë së Sarandës, duke deklaruar se pas ngjarjes policia është vënë në lëvizje dhe personi i dyshuar është kapur. Guri pretendon gjithashtu se autori ka vepruar i paguar nga persona të tjerë, por ky pretendim nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Sarandë/ I hodhën librat në det, Sazan Guri “Më

/ZËRI

Poll

MOS HUMB