
SARANDË- 6 ditë pas aksidentit të rëndë që ndodhi në Sarandë, ku 3 të mitur morën makinën e babait të njërit prej tyre dhe përfunduan në përrua, ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës 14-vjeçari Arjol Dervishaj.
I mituri prej ditës së aksidentit ndodhej i shtruar në spitalin e Traumës në Tiranë, për shkak të plagëve të mëdha që kishte marrë, të cilave nuk u ka mbijetuar dot.
Pas ngjarjes policia vuri në pranga pronarin e mjetit Benz, Orest Kalon, ndërkohë që nisi hetimet në gjendje të lirë për djalin e tij të mitur Orges Kalo, i cili ishte në drejtimin e mjetit, ku ndodheshin dhe dy shokët e tij.
Aksidenti ndodhi aksin rrugor Stjar – Bajkaj, shkak për të cilin dyshohet se është bërë mungesa e vëmendjes nga i mituri që drejtonte mjetin pa patentë.
Dervishaj u dërgua me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë, ndërkohë që po në këtë spital u mbajtën për disa ditë dhe Frenki Hamiti 13 vjeç dhe Orest Kalo 14 vjeç.
/Zëri.ai