
KUKËS- Reshjet e dendura të dëborës në Kukës kanë shkaktuar vështirësi në qarkullim në disa zona të vendit, si dhe mungesë të energjisë elektrike.
Të bllokuara janë rrugët për në njësitë, Arrën, Zapod dhe Kalis. Ndërsa pa energji elektrike janë njësia Topojan dhe disa fshatra në Malzi.
Njoftimi i Prefekturës:
Rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht.
•Nga subjektet kontraktore ka vazhduar puna për pastrimin, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të gjitha akseve rrugore nacionale.
Situata në bashkitë e Qarkut Kukës:
• Bashkia Kukës
Rrugët rurale në administrim janë të kalueshme me zinxhirë, përveç rrugëve të Nj.Ad Arrën, Zapod dhe Kalis në të cilat edhe sot nga bashkia do të angazhohen forca dhe mjete për ç'bllokimin e tyre.
• Nga bashkitë Tropojë dhe Has nuk ka asnjë rruge te bllokuar!
•Furnizimi me energji elektrike mungon vetëm në Nj.Ad Topojan dhe disa fshatra te Nj.Ad Malzi dhe po punohet për përmirësimin e saj.
•Furnizimi me ujë të pijshëm është normal.