Aktualitet

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Laç, plagoset çifti (EMRAT)

Mimoza Baluku ka djegie në 50 % të trupit dhe ndodhet në gjendje të rendë.

f.t
Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Laç,
foto ilustruese

LAÇ- Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në qytetin e Laçit. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen nr.2 të qytetit, ku si pasojë të plagosur kanë mbetur çifti i bashkëshortëve. Bilbil Baluku, 62-vjeç dhe Mimoza Baluku, 61-vjeç, kanë pësuar djegie në trup.

Në tentativë për te shuar flakët ata pësuan djegie në disa pjesë të trupit dhe pas ndihmës së parë mjekësore në Spitalin e Laçit, burrë e grua u dërguan në Spitalin e Traumës në Tiranë. Si pasojë e shpërthimit mësohet se Mimoza ka djegie në 50 % të trupit dhe ndodhet në gjendje të rendë. Djegie të lehta ka pësuar edhe kryefamiljari, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas të dhënave çifti jeton në Itali, ndërsa kanë ardhur për pushime në atdhe. Ndërkohë grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB